Vëzhgimi/ Autobusët rinisin pas 4 muajsh, pak pasagjerë, jo të gjithë me maska! Qytetarja: Na grinë taksitë! Policia: 10 ditë sensibilizim, pastaj 5 mijë lekë gjobë

TIRANË- Pas 4 muajsh, qytetarët do të mund të shkojnë në destinacionet e tyre me autobus. Nga dita e sotme, transporti publik ka rifilluar punën pas arritjes së marrëveshjes me Bashkinë e Tiranës për të marrë një pagë të dytë lufte prej 40 mijë lekësh dhe ndryshimi i protokollit, dy kërkesat e tyre të panegociueshme, për të cilat kanë zhvilluar disa protesta.

Që do të thotë, fatorinot dhe shoferët nuk do të mbajnë përgjegjësi në rast se në autobus do të ketë qytetarë pa maskë, por përgjegjësia do të jetë individuale.

Megjithatë, nga një vëzhgim i kryer me sy të lirë mëngjesin e kësaj të hëne në kryeqytet, në stacionet e autobusëve janë parë pak persona, e ndërsa e njëjta gjë ka ndodhur edhe me autobusët, të cilët kanë pasur pak pasagjerë. Kjo ndoshta nga kujdesi ndaj COVID-19, ndoshta edhe për faktin që nuk janë mësuar ende me idenë që autobusët kanë rinisur punë apo janë mësuar që të lëvizin në këmbë. Kohët kur stacionet ishin plot, dhe në autobus qytetarët rrinin ngjitur me njëri-tjetrin duken të largëta.

Ndërkohë, gjatë muajit korrik qytetarët do të duhet të paguajnë biletën, pasi nuk do të ketë abone. Aboneja e muajit  mars, e cila pothuajse nuk u përdor fare pasi transporti publik u mbyll që në javën e parë, nuk është e vlefshme. Shpërndarja e saj do të nis për muajin gusht. E rëndësishme është të theksohet se pavarësisht temperaturave të larta, kondicioneri nuk do të ndizet. Ajrimi duhet të jetë i vazhdueshëm përmes dritareve.

Protokolli i sigurisë që do të zbatohet
1.Çdo përdorues i transportit publik qytetas/rrethqytetas është i detyruar të përdorë maska gjatë udhëtimit me autobus, si dhe këshillohen të mbajnë një distancë sigurie.
2.Në stacionet e qëndrimit udhëtarët janë të detyruar të përdorin maska gjatë pritjes së autobusit ndërsa personeli i transportit publik qytetas/rrethqytetas (shoferë, faturino, kontrollorë) do të jenë të detyruar të përdorin maska.
3.Për të maksimalizuar sigurinë ndaj COVID-19, edhe punonjësit e shërbimit të operatorëve si: kontrollor, dispecer, si dhe stafe të tjera plotësuese do të jenë të pajisur me maskë mbrojtëse në momentin që janë prezent në mjet gjatë kryerjes së shërbimit.
4.Ndërkaq, sikurse është rënë dakord mes Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe Shoqatës së Shoqërive të Transportit Publik, mjetet e operimit do të dezinfektohen në mënyrë periodike në ambientet e operatorit transportues nga stafi i tij dhe mjetet e operimit në transportin qytetës/rrethqytetas për personelin e shërbimit (shoferë, faturino, kontrollorë) do të pajisen me dizinfektantë me bazë alkooli.|
5.Gjatë udhëtimit duhet të bëhet e mundur ajrimi i ambienteve të brendshme të mjetit, përgjatë gjithë kohës së udhëtimit, nëpërmjet sistemeve të ajrimit të vendosura në pjesën e sipërme të mjetit ose duke mbajtur hapur pjesët strukturore të dritareve që e kanë këtë mundësi në rastet kur mjeti është i pajisur me dritare ose me sisteme ajrimi.
6.Në çdo mjet do të vendosen postera për respektimin e rregullave të higjienës, të rekomanduara nga OBSH-ja, të vendosura në vende të dukshme për udhëtarët.
7.Për zbatimin me rigorozitet të masave të sigurisë, çdo udhëtar dhe punonjës i transportit publik mban përgjegjësi personale për mosrespektimin e këtij protokolli, si dhe janë objekt kontrolli nga organet kompetente dhe masat e parashikuara në protokollin e sigurisë do të kontrollohen nga organet kompetente.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:08
FOTO-LAJM/ Pa distancim dhe ngjitur me njëri tjetrin! Qytetarët nuk respektojnë masat në urban

Pasagjerët në urban në Tiranë

Sot rinisi transporti urban në Tirana pas 4 muajsh pezullim, por masat anti-COVID nuk janë respektuar. Përpos rasteve ku pasagjerët ishin pa maskë, Report Tv sjell një foto që tregon se masat anti-COVID jo vetëm që nuk janë zbatuar nga qytetarët, por janë shkelur me të dyja këmbët duke rrezikuar shëndetin e tyre, por edhe të tjerëve. Në autobusin e linjës së Kamzës duken disa të rinj, që qëndrojnë pa distancim social dhe ngjitur me njëri tjetrin. Në protokoll parashikohet që urbani duhet të lëvizë me 70% të kapacitetit.

Ora 12:27
Monitorimi i masave te urbanët, shefi i rrugores pranë policisë bashkiake për Report Tv: Në 10 ditët e para s'do vendosim gjoba, vetëm sensibilizim (VIDEO)

Funksionimi dhe zbatimi i rregullave anti-COVID në transportin urban në Tiranë do të monitorohet nga policia bashkiake. Por si do të bëhet kjo? Gentian Vocaj, shefi i rrugores pranë policisë bashkiake tregoi për Report Tv se kontrolli ka nisur që sot në mëngjes, por në 10 ditët e para nuk do të ketë gjoba, vetëm sensibilizim, në të kundërt më pas do të veprohet me masat administrative, 5 mijë lekë gjobë. "Sot është dita e parë e funksionimit të transportit.

Si ditë e parë nuk do të jetë e zakonshme, për arsye të urdhrit, ku Veliaj miratoi protokollin e sigurisë. Në bazë të tij, të gjithë qytetarët që kur rrinë në stacion duhet të jenë të pajisur me maskë, edhe operatorët vetë, shoferë, faturino dhe kontrollor, por edhe disa masa të tjera. Policia bashkiak filloi kontrollin që në mëngjes. Janë konstatuar që pjesa më e madhe e qytetarëve dhe operatorëve janë në dijeni të këtyre masave dhe po i zbatojnë, por policia bashkiake gjatë kësaj ditë dhe në vazhdim thjeshtë do të kërkojnë sensibilizimin e qytetarëve, por nëse do të kemi probleme me moszbatimin do të kalojmë në masa administrative, si për operatorët dhe qytetarët.

Ne nuk e dëshirojmë, por do të jemi të detyruar. Ka pasur qytetarët të painformuar, pavarësisht se media ka bërë një punë të mrekullueshme, prapë ka qytetarë që duan t'ua thotë polici. Në Tiranë këta qytetarë janë të paktë, por do të punojmë për t'i sensibilizuar. Kontrolli jonë nis që kur qytetarët presin në stacion, nëse nuk i respektojnë masat, polici shkon dhe i këshillon. Sensibilizimi do të zgjasë aq sa është e arsyeshme, deri në 10 ditëshin e parë, në rast se do të konstatohet se nuk zbatohen masat do të vendosim masat administrative, pasi jemi ngarkuar me detyra" tha ai.

Por cila ishte linja më problematike sot? "Nuk dëshirtojmë të japim linja të tilla, pasi të gjitha kanë qenë në një nivel, tek-tuk ka pasur. Më shumë ka pasur qytetarë të pa informuar, por si ditë e parë, them se gjërat po shkojnë mirë". Por a ka kapacitet policia bashkiake për të bërë një monitorim të tillë? "Policia bashkiake ka 430 punonjës, bazën ligjore dhe potencialin njerëzor për ta zbatuar më së miri këtë detyrë. Kontrollet do të jenë në të gjitha linjat deri në zhdukjen e pandemisë" përfundoi ai.

Ora 11:55
Rinisja e urbanëve, qytetarët: Duhen respektuar rregullat se na grinë taksitë nga lekët (VIDEO)

Qytetarët janë shprehur të kënaqur me rinisjen e transportit publik, të urbanëve në Tiranë. Një qytetare u shpreh për mikrofonin e Report Tv se rregullat duhet të respektohen nga të gjithë.

"Rregullat duhen respektuar për veten tonë dhe pastaj për të tjerët, pasi edhe mund ta kemi marrë aty ku punojmë, ishalla jo. Por duhen respektuar të vazhdojmë, se edhe kështu pa punë, na grinë taksitë edhe ato dy lekë që morëm. Rregullat i di, maskë, doreza. Në mëngjes udhëtova me maska dhe doreza. Ishin shumë pak veta në mëngjes" tha ajo.

Një çift të moshuarish treguan se prej 4 muajsh nuk e heqin maskën. "Sot jemi për herë të parë në urban. Jemi shumë qetësi. Masat i dimë, të zbatojmë urdhrat e shëndetësisë, për popullin thonë ata. Mosha e tretë duhet ta respektojë sidomos, por tek në nuk respektohet, në darkë në "Astir" në 10-15 veta, një gjen me maskë. Ne jemi 4 muaj që nuk dalim pa maskë".  
1594029803_urbani.jpg

Ora 11:25
Pa maskë në urban! Jo të gjithë qytetarët zbatojnë detyrimin për masat anti-COVID (VIDEO)

Çdo qytetar është i detyruar që të vendosë maska gjatë udhëtimit me autobus, si dhe këshillohen të mbajnë një distancë sigurie. Por sot me rifillimin e transportit publik, jo të gjithë qytetarët e kanë zbatuar detyrimin për të mbajtur maskë. Pjesa dërrumuese e kanë respektuar detyrimin, ndërsa ka edhe nga ata që nuk mbajnë maskë në urban. Report Tv sjell pamjet nga disa urbanë në kryeqytet, ku masat nuk janë zbatuar. 

Gjithashtu disa qytetarë e vendosin maskën vetëm kur hipin dhe shikojnë kamerat. Nga faturinot, pasagjerëve që nuk respektojnë masat nuk u thuhet asgjë, pasi tashmë përgjegjësia është e vetë pasagjerëve dhe jo kompanisë së transportit. Gjithashtu edhe masat për distancën dhe uljen nuk janë respektuar. Në sedilje ulur pranë njëri tjetrit mund të qëndrojnë vetëm nëse pasagjerët janë nga një familje, në të kundërt vetëm një dhe diagonal, por edhe kjo nuk është respektuar nga të gjithë.

Ora 10:16
Me shaminë e bardhë në kokë dhe maskë, fotoja domethënëse e nënës në autobus

Të mbajturit maskë nuk është shumë e thjeshtë, aq më tepër për të moshuarit, për shkak të vështirësive që mund të krijojë në frymëmarrje! Kjo bëhet edhe më e vështirë për ta në autobus ku mbajtja e maskës është me detyrim. Kjo foto e nënës në autobus flet shumë. Me shami në kokë, maskë në fytyrë, ajo qëndron me kokën jashtë dritares në autobus, teksa rri mendueshëm.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/07/2020 00:14

    Kaq njerez lejohen ne autobus edhe ketu ne U.S.A.vetem se nuk te lene te hysh pa maske dhe fatorinot duhet ti detyrojne pasagjeret jo vetem te vene masken,por ta mbajne hunden te mbuluar se ndryshe eshte njelloj sikur se ke vene fare.Ketu te ne nuk te lene po nuk mbulove dhe hunden.Gjithashtu ne U.S.A.duhet te hipesh nga dera para, por duhet te dalesh nga dera mbrapa,me perjashtim te te pamundurve qe perdorin bastun o karoce qe zbresin perpara pasi autobuzet ketu jane ne gjendje te ulin rroten e pare ose te hapin planin per karrocat.Nuk e kuptoj pse nuk lejohet kondicioneri,pasi ketu te ne lejohet.Gjithashtu ,do te sugjeroja qe autobuzet ti shpeshtojne kohen,oraret(s'e di ne se aty levizin me orare),pasi do evitoheshin dyndjet e njerezve dhe do kishin me shume perfitime.Sa per bileten te ne jane Akoma falas(Massachusetts),por kjo nuk mund te zbatohet ne Shqiperi ,pasi jane private.

    Përgjigju
  • Shefi: 06/07/2020 10:25

    Eh kur i krahason me autobuzat jasht shtetit si dita me naten. Autobuzat ne suedi cdo gje elektronike, me wifi, charging stations, kondicioner etc. Dhe per me teper te jep mundesin e abonese javore ose ditore. Ne o mujore o hic fare. Po ishalla i vazhdon keshtu puna mos te ken xhiro qe te zen mend e te investojne ne autobuza me kushte moderne. Klm

    Përgjigju
  • Ali: 06/07/2020 08:48

    Autobuzat duhet te kene nje hyrje dhe ajo duhet te jete tek shoferi. Dyert e tjera duhet te jene vetem per daljen. Keshtu i mbaj mend autobuzat e para dhe pas 90-es, ku njerezit futen ne deren qe duan dhe duke u shtyre. Bota jashte hyn ne autobuz vetem nga nje dere dhe ne radhe njeri pas tjetrit. Kjo anomali ne sistemin urban te vret syte dhe duhet te korigjohet.

    Përgjigju
    • Fr: 07/07/2020 00:27

      Ne cvend te botes ke par qe hyn nga nje der ti mor shok

  • E hene: 06/07/2020 08:21

    Asnje ekonomi ne bote nuk do e perballonte me.

    Përgjigju
  • Student: 06/07/2020 08:04

    shoqata e transportit publik eshte nje grupim komunist patetik qe sdi te leshoj as bilete ditore e as mujore. Mendojne se njerzit duhet ti marrin abonete 1 here ne muaj vetem ne daten 1. Pse nuk bejne abone 2 javore ose 1 javore. Asgje nuk i kushton dhe do ngopeshin me para. Por ja sdine te mendojne jasht kutise se tyre komuniste. Ishallah ju hiqen licencat dhe te fiĺojne te behen inovator

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë