VIDEO/ 120 minuta, shtatë gola dhe karton i kuq! Man. United eliminon Liverpoolin nga FA Cup, mësohen dy ndeshjet gjysmëfinale

VIDEO/ 120 minuta, shtatë gola dhe karton i kuq! Man. United eliminon Liverpoolin nga FA Cup, mësohen dy ndeshjet gjysmëfinale

Manchester United 4-3 Liverpool

Manchester United ka plotësuar panoramën e katër skuadrave që kanë marrë një biletë për në gjysmëfinalet e FA Cup në Angli. "Djajtë e Kuq" fituan 4-3 kundër Liverpoolit në "Old Trafford" pas 120 minutave lojë dhe një ndeshje "të çmendur".

Vendasit e ten Hag kaluan në epërsi pas vetëm dhjetë minutave lojë me McTominay, para se Liverpool të përmbyste me Mac Allister dhe Salah në minutat 44 dhe 45+2, për ta mbyllur në avantazh pjesën e parë.

Fraksioni i dytë u karakterizua nga një luftë e madhe sportive, teksa United shënoi me Antony vetëm tre minuta para fundit të kohës së rregullt, duke e dërguar ndeshjen në shtesë.

30 minutat e shtesës ishin emocionuese, me miqtë e Kloop që rigjetën epërsinë me Elliott në të 105'. Më pas Rashford barazoi gjithçka, para se Diallo me një kundërsulm në 120+1 t'i jepte biletën fituese United. Vendasit e mbyllën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Diallo, heroit të "Djajve".

Tanimë janë mësuar edhe dy çiftet gjysmëfinaliste të FA Cup. Coventry luan kundër Man. United, ndërsa Man. City përballet me Chelsean. Ndeshjet luhen më 21 dhe 22 prill.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta nuk përmbahet para Konventës: Hajde hipim tek hekuri dhe bëjmë intervistë! Edhe Partinë Komuniste të Kinës e mundim

Meta nuk përmbahet para Konventës: Hajde hipim tek hekuri dhe bëjmë intervistë! Edhe Partinë Komuniste të Kinës e mundim