VIDEO / '1.5 milionë metra katrorë…', si gënjyen Berisha e Meta me akuzat për projektin e Portit të Durrësit

Pak ditë më parë u nënshkrua në Tiranë memorandumi i bashkëpunimit për Portin turistik të Durrësit, mes qeverisë shqiptare dhe investitorit Muhammed Alabbar. Projekti në fjalë u sulmua nga opozita e Ilir Metës dhe Sali Berishës, të cilët akuzojnë për grabitjen e truallit publik të portit për interesa të një pale private.

Një video e publikuar së fundmi rrëzon akuzat e Berishës dhe Metës, duke i ballafaquar ato me faktet e bëra publike mbi projektin që do të marrë jetë në Durrës. Gënjeshtra e parë e tyre është ajo se “qeveria i ka dhënë në mënyrë korruptive, kompanisë së Alabar, plot 1.5 milion metra katror në portin e Durrësit.”

E vërteta është se në dispozicion të këtij investimi strategjik është vënë vetëm një sipërfaqe totale prej 80.9 hektarësh, e cila tashmë i është kaluar Ministrisë së Financave. Sikurse sqaron për mediat edhe Erlis Hereni, administrator i “Albanian Seaports Development Company”, e cila përfaqëson interesat e qeverisë shqiptare në këtë projekt, “80.9 hektar metër katror, i kanë kaluar me një vendim të këshillit të ministrave, Ministrisë së Financave, në dispozicion të fondit të saj për zhvillimin e projekteve strategjike.”

Sipas Herenit, trualli i vënë në dispozicion do të mbetet në pronësi të shtetit shqiptar, për sa kohë shteti ka hyrë si bashkëzhvillues në projekt, duke rrëzuar kështu një tjetër gënjeshtër të Berishës dhe Metës, atë se “qeveria shqiptare i ka dhuruar tanimë kompanisë së Alabarit, truallin e portit të Durrësit”./Lexo.al

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 18/08/2022 09:31

    Po të lexoni e dëgjoni SaliSpiunin e 67 dhe LikeFloririn tashmë edhe SPIUN..do bëheni si ATA.Kemi 32 vite që i dëgjojmë që shpifin si arixhofkat e GABIT në Levan të Fierit..që ju marrshin të keqen e këmbës..Tashmë këture hienat u ka ngelur vetëm shpifja sa të mundin pasi u ka ngelur pak kohë që të shkojnë pas hekurave,pasi të zgjohet nga KOMA SPAK. Fati zi për Shqipërinë që në krye të hëndit dolën këta dy hajdut e kriminel të pa skrupull(ngopur) familjarisht dhe me haleatët për VOTA.

    Përgjigju
  • Bobo: 18/08/2022 05:32

    Sa rende servilizmi.

    Përgjigju
    • A. N.: 18/08/2022 09:21

      Jepjani kaurrit apo kujtdo tjeter vetem shqiptarit mos i lini gje ne dore se ka per ta shkaterru komplet si shkaterruan gjithe vijen bregdetare.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 37-vjeçari, në automjet kishte 11 emigrantë

Gjirokastër/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 37-vjeçari, në automjet kishte 11 emigrantë