VIDEO/ Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore te spitali COVID-2, koncert për mjekët dhe pacientët! Bluzat e bardha kërcejnë në ballkone

TIRANË- Një pamje emocionuese ka ardhur sot nga spitali COVID-2 në Tiranë. Mjekë dhe pacientë kanë harruar për disa minuta COVID-in dhe kanë dalë në ballkone duke shijuar muzikën popullore. Ansambli i Këngëve dhe Valleve popullore mbajti një koncert për ta, në shenjë falenderimi për bluzat e bardha, heronjtë e ditëve të sotme, por edhe për pacientët për t'i dhënë pak shpresë në betejën e tyre të vështirë me virusin. 

Këngëtarët kanë performuar në oborrin e këtij spitali dhe muzikës së tyre nuk i kanë rezistuar as pacientët të cilët, me ndihmën e mjekëve kanë dalë në ballkone për të shijuar tingujt e këngëve popullore. Për mjeken, një koncert i tillë theu akullin e pandemisë.

"Na bënë të thyejmë akullin e pandemisë dhe të shohim me kurajo drejt jetëve të shpëtuara, uroj që kjo muzikë të ketë depërtuar thellë në shpirtrat e të gjithë njerëzve veçanërisht të pacientëve dhe të shtojë kurajon për ta përballuar këtë situatë", tha mjekja, e cila i dhuroi dhe një buqetë me lule këngëtarëve.

"Faleminderit jeni heronjtë tanë, respekt", iu përgjigj këngëtari mjekes.

Ky koncert ofron një pamje krejt tjetër të spitali COVID-2, në një kohë që nga ky i fundit janë raportuar muajve të fundit lajme tragjike të pacientëve që kanë zgjedhur t'i japin fund jetës duke u hedhur nga ballkonet. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:42
Pamje emocionuese nga 'Shefqet Ndroqi'/ Pacienti me COVID s'i reziston muzikës popullore, del në ballkon dhe kërcen (VIDEO)

Pacientët janë zgjuar sot nën tingujt e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme. Këtyre tingujve nuk i kanë rezistuar as pacientët, të cilët kanë zgjedhur që të dalin në këto ballkone dhe t'i përshëndesin me dorë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ehe: 25/11/2020 15:48

    Turp tju vije. Bravo ata qe bejne kenget por jo ju qe kerceni. Patetike muti

    Përgjigju
  • 007: 25/11/2020 14:56

    Bravoooo

    Përgjigju
  • emil: 25/11/2020 14:40

    Patetike!

    Përgjigju
    • @Emil: 25/11/2020 16:06

      Kur personi qe i ka ber ata kush jan sot me ansamblin) ndodhet i shtruar aty ne gjendje te rend. Pse eshte patetike e jo shenj respekti? Ik o toc ha nai tas grosh. Mos fol budalliqe pa lidhje.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Hamas: Sinwar ka dalë nga tunelet dhe po viziton zonat e luftës! Izraeli falenderon Biden për ndihmën: Aleanca jonë është e hekurt

Gaza/ Hamas: Sinwar ka dalë nga tunelet dhe po viziton zonat e luftës! Izraeli falenderon Biden për ndihmën: Aleanca jonë është e hekurt