VIDEO/ Arsenal 3 gola në Londër norvegjezëve, Roma turpërohet në shtëpi! Monaco s'i fal turqit e Trabzospor

Europa League ka zhvilluar ndeshjet e treta në grupe, me rezultatet që kanë qenë surprizuese. Roma ka humbur 1-2 në shtëpi me Betis, me spanjollët që kanë tre fitore për të mbajtur vendin e parë në grup. Arsenal ia ka dalë të fitojë 3-0 me Bodo/Glimt, duke marrë tri pikë jetike në garën për kreun e grupit.

Në grupin C, Roma është befasuar në fund nga Betis, pasi goli i Henrique në të 88 minutë ka bërë që vendasit e Mourinho të përmbyseshin. Në të 34 minutë ishte Dybala që kaloi Romën në avantazh, me Rodriguez që barazoi në pjesën e parë. Në fund karton i kuq edhe për Zaniolo. Kjo humbje lëkund pozitat e Romës, që ndodhet në vendin e tretë me tri pikë në grupin C.

Ndërkohë Arsenal iu fal golave të Nketiah, Holding dhe Vieira, për t'u pozicionuar në vendin e parë në grupin A me gjashtë pikë. Kujtojmë se Topçnjtë dhe Zurich kanë një ndeshje më pak në këtë grup. Në ndeshjet e tjera, Rennes ka fituar me Dinamo Kiev, ndërsa Olympiacos ka humbur 0-3 në Pire me Qarabag.

 

 

 

 
 
 
 
 

S.DH/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Duan të zhdukin “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?

Duan të zhdukin “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?