Shkrumbohen nga flakët furgoni i policisë bashkiake dhe një 'Smart' përpara Bashkisë së Kamzës /VIDEO

KAMEZ- Një furgon i policisë bashkiake të Kamzës dhe një automjet tip Smart me drejtues I.H. janë shkrumbuar nga flakët përpara godinës së Bashkisë. Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në impiantin e gazit të automjetit tip “Smart”, që ka marrë flakë në ecje. Në momentin e ndalimit, flakët kanë përfshirë furgonin e policisë bashkiake i cili ka qenë i parkuar në anë të rrugës, duke qenë se pak metra më tutje ndodhet edhe Komisariati i Policisë.

Forcave zjarrfikëse i është dashur 20 minuta për të arritur në vendngjarje si pasojë e trafikut të rënduar, duke bërë më pas të mundur shuarjen e flakëve.

Nga videot e siguruara nga operatori ynë në vendngjarje duket se flakët kanë përhapur shtëllunga tymi në të gjithë zonën, ndërkohë për pasojë është bllokuar për disa minuta edhe qarkullimi i automjeteve në këtë aks rrugor. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri