BRAZIL - Vasco de Gama fitoi 3-0 kundër Nova Iguacu në 'Copa Betano do Brasil'. Një nga golat e ndeshjes u shënua nga Philippe Coutinho, fantazisti brazilian që pas aventurës në Evropë është rikthyer në vendlindje.

Në minutën e 39-të të ndeshjes, Coutinho mori një pasim dhe pa u menduar dy herë goditi nga një largësi e madhe dhe shënoi supergol. Paçka distancës së madhe, sfera mori një trajektore të çuditshme dhe u ndal në rrjetë, për ta kthyer në një nga golat më të bukur të vitit.

32-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë një asistim në 27 paraqitje për Vasco da Gama deri më tani. Kontrata e tij me klubin brazilian skadon në korrik 2025.