Gazetari serb Stefan Cvetkoviq, ka postuar në profilin e tij në Facebook një video në të cilën shfaqet ish-presidenti i Republikës Federale të Jugosllavisë Slobodan Milosheviç, përpara transferimit nga Tuzla (Bosnjë dhe Hercegovinë) në Hagë, në vitin 2001.
Sipas mediave serbe pamjet tregojnë se si Millosheviç po futet në një dhomë, në një bazë ushtarake amerikane në kampin “Eagle” në Bosnje dhe Hercegovinë, i shoqëruar nga një person me uniformë ushtarake.
Në një moment, ai ngrihet dhe qëndron me oficerin përballë një personi të panjohur, pastaj ulet për pak kohë dhe vazhdon të ecë nëpër dhomë.
Millosheviç shfaqet në VIDEO duke biseduar me njerëzit që janë me të në dhomë, dhe në një moment ai merr një cigare.
Millosheviçi i lindur në vitin 1941 përcaktoi fatet e Serbisë nga viti 1986 deri në vitin 2000. Fillimisht si politikan komunist, më pas socialist e nacionalist ai synoi që të krijonte Serbinë e Madhe me mjete luftarake. Presidenti i parë i Serbisë dhe Jugosllavisë bëhet përgjegjës për luftërat në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë në vitet 1991-1999. Pasoja ishte shkatërrimi i Jugosllavisë.
Millosheviç u dërgua në Hagë, një vit pas kryengritjes popullore në Serbi, por ai vdiq nga infarkti në një qeli të Hagës në vitin 2006 pa u bërë gjykimi.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
15.9%
-
Të vogla
66.4%
-
Nuk e di
17.7%
Vota total: 536
Lajme të tjera
-
Gaddafi i Kosovës
5 Korrik 2023, 18:41
-
Përfundon gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK: Jemi të pafajshëm! Prokuroria: Nën akuzë s'është organizata, e përdorën për pushtet! Shqiptarët protestë në Hagë: Padrejtësi
3 Prill 2023, 07:24
-
Gjyqi në Hagë për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama: Mbahen si kriminelë lufte në qeli por pa akuzë! Luftuan kundër gjenocidit dhe spastrimit etnik
2 Prill 2023, 19:32
-
Sot Kosova marshon për drejtësi, po për çfarë akuzohen ish-krerët e UÇK-së? Nesër gjyqi në Hagë
2 Prill 2023, 15:10
-
Gjyqi ndaj krerëve të UÇK në Hagë, Kosova 'Marshon për drejtësi'! Prishtina mbushet me ngjyrat kuqezi (FOTO+VIDEO)
2 Prill 2023, 11:09
-
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohet në Hagë për drejtimin e një burgu të improvizuar, Shala: Nuk pranoj asgjë, të gjitha janë të fabrikuara
21 Shkurt 2023, 17:58
-
Në ditën e 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, gjykata Speciale në Hagë refuzon lirimin e Thaçit nga paraburgimi
17 Shkurt 2023, 17:07
-
Dakordësi mes avokatëve mbrojtës dhe prokurorit special, gjykimi për ish krerët e UÇK-së pritet të nisë në 1 mars
18 Janar 2023, 13:03
-
Akuzohen për krime lufte, gjykimi për ish krerët e UÇK-së pritet të nisë në 1 mars
18 Janar 2023, 10:36
-
Eksperti gjerman flet për dënimin e ish-komandantit të UÇK-së: Reagimet, jo realiste!
18 Dhjetor 2022, 19:40
-
Prokuroria e Hagës: Nuk i njohim masakrat e kryera në Kosovë nga forcat serbe
22 Nëntor 2022, 15:34
-
Kadri Veseli do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim, miratohet kërkesa e tij për shtyrjen e shqyrtimit
10 Nëntor 2022, 16:34
Mos donit te thonit “ Minutat e fundit te Sali Milosheviçit” ??????
PërgjigjuSigurisht se Po !