VIDEO/ Fiorentina e dyta në grup, kualifikohet Basel! Slavia e Pragës nuk ia del, Ballkanin e thyen një gol në Conference League! Villareal dhe West Ham kokë grupi

VIDEO/ Fiorentina e dyta në grup, kualifikohet Basel! Slavia e Pragës nuk ia del, Ballkanin e thyen një gol në Conference League! Villareal dhe West Ham kokë grupi

Conference League

Conference League ka zhvilluar  ndeshjet e fundit në grupe. Basaksehir dhe Fiorentina kanë marrë fitore respektive, duke kaluar në 1/16. Basaksehir fitoi 3-1 me Hearts, ndërsa Fiorentina fitoi në transfertë me RFS 0-3. Ballkani i Ilir Dajës u mposht me një gol në transfertën rumune nga CFR Cluj 0-1, teksa suharekasit e mbyllin në vendin e fundit me katër pikë në grup. Gent dhe Basel fituan duke kaluar në fazën tjetër. Turin e kalojnë edhe West Ham dhe Villareal si kokë grupi.

Në Rumani, CFR Cluj fitoi 1-0 me Ballkanin për grupin G. Djemtë e Ilir Dajës humbën në ndeshjen e fundit në Conference League, duke e mbyllur këtu aventurën evropiane. Sfida u vendos nga goli i Boateng në të 17 minutë, teksa Frashëri ndali Desec nga 11 metra duke mbajtur me shpresë kamponët e Kosovës që bënë një paraqitje të mirë. Me katër pikë në eksperiencën e parë në Europë, Ballkani ia doli të merrte një fitore dhe një barazim. Nga grupi G kalojnë më tej Sivasspor dhe Cluj.

 

Rezultatet:

Renditja:

Kualifikohen për në 1/16 skuadrat që renditen në vendet 1 dhe 2.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:06
VIDEO/ Ballkani e pëson në transfertë, një gol mbyll aventurën europiane për Ilir Dajën

Në Rumani, CFR Cluj fitoi 1-0 me Ballkanin për grupin G. Djemtë e Ilir Dajës humbën në ndeshjen e fundit në Conference League, duke e mbyllur këtu aventurën evropiane. Sfida u vendos nga goli i Boateng në të 17 minutë, teksa Frashëri ndali Desec nga 11 metra duke mbajtur me shpresë kamponët e Kosovës që bënë një paraqitje të mirë. Me katër pikë në eksperiencën e parë në Europë, Ballkani ia doli të merrte një fitore dhe një barazim. Nga grupi G kalojnë më tej Sivasspor dhe Cluj.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti