VIDEO/ Haaland është një 'përbindësh', sulmuesi shënon tripletë! Manchester City ndjek Arsenalin

VIDEO/ Haaland është një 'përbindësh', sulmuesi shënon tripletë! Manchester City ndjek Arsenalin

Një nga golat e Haaland

Në "Etihad Stadium", Manchester City fitoi 3-0 me Wolves. Ka qenë Haaland që me formën e shkëlqyer ka shënuar tripletë për "Qytetarët", me djemtë e Guardiolës që janë në ndjekje të Arsenalit. Norvegjezi e ka nisur shfaqjen në minutën e 40, teksa pas një krosimi nga De Bruyne ka kërcyer mbi të gjithë për golin e parë. Në të 50 minutë Haaland shënoi nga penalltia, teksa vulosi ndeshjen në minutë e 54 pas asistit të Mahrez. Me 45 pikë, City mban vendin e dytë në klasifikim, dy pikë më pak se Arsenal që ka dy ndeshje më pak. Wolves vijon të jetë në zonën e ftohtë, teksa pozicionohet në vendin e 17-të me po 17 pikë.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Arsenal shkëlqen dhe mund Manchester United! Manchester City i falet tripletës së Haaland, Leeds dhe Brentford ndajnë pikët


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ 68-vjeçari merret peng, dy persona e mbyllin në makinë dhe e kanosin për t’i marrë para

Elbasan/ 68-vjeçari merret peng, dy persona e mbyllin në makinë dhe e kanosin për t’i marrë para