VIDEO/ Një ton kokainë e fshehur në thasët me kafe! Ngarkesa me vlerë 135 milionë euro e nisur nga Belgjika! U kap në portin e Shën Petersburg

VIDEO/ Një ton kokainë e fshehur në thasët me kafe! Ngarkesa me vlerë 135 milionë euro e nisur nga Belgjika! U kap në portin e Shën Petersburg

Foto nga momenti i sekuestrimit së kokainës

Më shumë se 1 ton kokainë, me një vlerë rreth 135 milionë euro, është sekuestruar në portin rus të Shën Petersburgut gjatë kontrollit të thasëve me kafe që vinin nga Belgjika.

“Më shumë se 1200 kilogramë drogë, vlera e së cilës në tregun e zi i kalon 13 miliardë rubla (rreth 135 milionë euro) u kap në portin kryesor të Shën Petersburgut, në pjesën veriperëndimore të Rusisë”, thuhet në njoftim.

Pakot me kokainë ishin vendosur në thasë me kafe që vinin nga Antwerp, Belgjikë. Sipas njoftimit, ka nisur një hetim për trafik droge në shkallë të gjerë, raportojnë mediat greke.

Ky është sekuestrimi i dytë në Shën Petersburg në më pak se një muaj. Në fillim të muajit janar, më shumë se një ton kokainë u kap në një kontejner që po transportohej në Rusi nga Nikaragua, sipas autoriteteve doganore ruse.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena