VIDEO/ Partizani 'harron' të fitojë, Erzeni trondit Vllazninë! Laçi përmbys Teutën mes 7 golash

VIDEO/ Partizani 'harron' të fitojë, Erzeni trondit Vllazninë! Laçi përmbys Teutën mes 7 golash

Laçi 4-3 Teuta

Superliga shqiptare mbylli javën e 19-të, teksa këtë të hënë u zhvilluan tre duele. Në 13:00 Laçi fitoi 4-3 në shtëpi kundër Teutës. Kurbinasit ia dolën të marrin tri pikë me permbysje spektakolare. Në 19:00 u zhvilluan dy duele të tjera. Erzeni fitoi 3-2 me Vllazninë në "Niko Dovana", teksa Partizani barazoi 1-1 me Egnatian. Pas javës së 19-të, Superliga shqiptare kryesohet nga Tirana me 34 pikë, ndjekur nga Partizani me 31, Erzeni me 29 dhe Vllaznia me 28. Kukësi, Teuta dhe Kastrioti janë në zonën e ftohtë.

Në stadiumin e Laçit, vendasit fituan 4-3 me Teutën. Spektakolare sfida, me kurbinasit që përmbysën duelin. Lorenco Vila dhe Sherif Kallaku (11 metërsh) kaluan Teutën në avantazhin e dyfishtë në minutat 12 dhe 16, teksa Laçi barazoi me Adeleke dhe Babatunde në minutat 22 dhe 24. Pjesa e dytë vijoi me diktatin e vendasve, teksa Serxho Ujka dhe Adeleke sërish shënuan edhe dy herë të tjera (68', 74'). Në minutën e 90 kishte vend edhe për golin e Ildi Grudës te Teuta, për të dërguar ndeshjen në rezultatin final 4-3. Laçi me 26 pikë qëndron në vendin e gjashtë momentalisht, teksa Teuta me 21 pikë pozicionohet në vendin e nëntë.

Partizani dhe Egnatia barazuan 1-1 në javën e 19-të të Superligës. "Demat" e Colellës për herë të katërt radhazi nuk e dinë se ç'është fitorja, duke mos përfituar nga humbja e Tiranës kryesuese. Ndeshja nisi mirë për të kuqtë, me Carën që gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e parë. Ishte Sherri që ndali pritjen e Carës, teksa pjesa e parë u mbyll 0-0. Në pjesën e dytë ishte Hoti që shënoi për Partizanin në minutën e 80-të. Kur pritej që Partizani të arkivonte tri pikët, Dwamena me një supergol barazoi ndeshjen. Partizani me 31 pikë mban vendin e dytë, teksa Egnatia me 27 pikë qëndron në vendin e pestë.

Erzeni fitoi 3-2 me Vllazninë për javën e 19-të të Superligës. Shijakasit në "Niko Dovana" treguan se nuk janë më surprizë, duke kaluar shkodranët në renditje. Njësoj si në fazën e parë, Erzeni duket se ia ka marrë dorën Vllaznisë duke e mundur sërish. Në pjesën e parë Erzeni shënoi me autogolin e Smajlit dhe Nonaton. Në minutën e 57 Mala rihapi ndeshjen, teksa sërish Nonato shënoi për 3-1 dhe dopietën personale. Goli i Jonuzit në minutën e 81 shërbeu në fund sa për statistika, me ndeshjen që u mbyll 3-2. Erzeni me 29 pikë merr vendin e tretë, teksa Vllaznia me 28 qëndron e katërta.

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:26
Mirel Josa: Gabuam në markimin e Nonatos, goli me Balajn i rregullt

Vllaznia humbi 3-2 me Erzenin në "Niko Dovana". Shijakasit kalojnë kuqeblutë në renditje, teksa pas ndeshjes foli për Oversport edhe Mirel Josa. Trajneri i Vllaznisë ka komentuar edhe golin e anulluar nga VAR për Malën, duke thënë se Balaj nuk influencoi në aksion.

"Goli i anuluar i Malës? Balaj nuk ishte fare në trajektore. Largësia e Balajt nga porta, ishte shumë e madhe dhe nuk ka pasur lidhje me pozicionin jashtë loje. Nuk e pengoi fare Xhikën në momentin e goditjes. Ta ndjekim sepse ka përfunduar. Mund ta komentoni vetëm ju gjatë javës. Balaj nuk ka pasur lidhje me pengimin e zonës së portierit. Ne edhe me rezultatin 2-0, e ngushtuam rezultatin në 2-1 dhe duhet të kishim qenë shumë më të përqendruar për të pasur mundësitë që të shkonim te barazimi. Sepse te goli i tretë ishte një keqkuptim, një veprim jo i mirë i mbrojtësve tanë.

Aspekti mbrojtës çaloi, përballë lojtarëve si Nonato. Markimi duhej më i afërt… Është e vërtetë sepse ai është lojtari kryesor i Erzenit sipas mendimit tim. Nuk ishte problemi për markim personal të tij. Gabimi për një gol të tij, nisi që në krahun e djathtë për ne. Momenti kur futet topi për Nonaton në zonë. Duhet të kishte veprim më të mirë të mbrojtësve, por jo pozicioni jashtë loje meqenëse ishte brenda gjysmëfushës", tha Mirel Josa.

Ora 21:57
Katër ndeshje pa fitore, habit Giovanni Colella: Jam shumë i lumtur me paraqitjen, Partizani për titull

Partizani barazoi 1-1 me Egnatian për javën e 19-të në Superligë. Të kuqtë kanë katër ndeshje pa fitore, teksa pas duelit trajneri i Partizanit, Giovanni Colella tha për Oversport se është i lumtur me paraqitjen.

“Më vjen keq për djemtë që kanë bërë një ndeshje të mirë. Çmimi i kësaj fitoreje mendoj se ishte mbi të gjitha për ta. Jam shumë i lumtur për paraqitjen, shpresoj që skuadra ta shohë si një hap pozitiv dhe jam i bindur se nëse ekipi bindet për këtë gjë dhe paraqitjet do të jenë kështu, do të jemi edhe ne në garë për të fituar kampionatin.

Sot ishte për Egnatian veprimi i një sulmues të madh, Dëamena është një sulmues i madh dhe merita e një goli të tillë është e një lojtari të fortë. Lojtarët e fortë mund të ndikojnë ndeshjet. Por nëse shohim sa herë gjuajti portën Egnatia dhe sa herë kemi shkuar në ne gjysmëfushën e tyre, atëherë…”, tha Colella.

Ora 21:23
VIDEO/ Erzeni 'Hirushja' e Superligës, shijakasit mposhtin Vllazninë dhe e parakalojnë në renditje

Erzeni fitoi 3-2 me Vllazninë për javën e 19-të të Superligës. Shijakasit në "Niko Dovana" treguan se nuk janë më surprizë, duke kaluar shkodranët në renditje. Njësoj si në fazën e parë, Erzeni duket se ia ka marrë dorën Vllaznisë duke e mundur sërish. Në pjesën e parë Erzeni shënoi me autogolin e Smajlit dhe Nonaton. Në minutën e 57 Mala rihapi ndeshjen, teksa sërish Nonato shënoi për 3-1 dhe dopietën personale. Goli i Jonuzit në minutën e 81 shërbeu në fund sa për statistika, me ndeshjen që u mbyll 3-2. Erzeni me 29 pikë merr vendin e tretë, teksa Vllaznia me 28 qëndron e katërta.

Ora 21:07
VIDEO/ Partizani harron shijen e fitores, Egnatia e ndal në kryeqytet! 2 gola vendosin ndeshjen

Partizani dhe Egnatia barazuan 1-1 në javën e 19-të të Superligës. "Demat" e Colellës për herë të katërt radhazi nuk e dinë se ç'është fitorja, duke mos përfituar nga humbja e Tiranës kryesuese. Ndeshja nisi mirë për të kuqtë, me Carën që gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e parë. Ishte Sherri që ndali pritjen e Carës, teksa pjesa e parë u mbyll 0-0. Në pjesën e dytë ishte Hoti që shënoi për Partizanin në minutën e 80-të. Kur pritej që Partizani të arkivonte tri pikët, Dwamena me një supergol barazoi ndeshjen. Partizani me 31 pikë mban vendin e dytë, teksa Egnatia me 27 pikë qëndron në vendin e pestë.

Ora 16:11
'Flakëm avantazhin e dy golave', Edi Martini: Teuta pret edhe një goditje në merkato

Trajneri i Teutës, Edi Martini foli për Oversport pas humbjes që të tijtë morën në Laç 4-3. Durrsakët po kryesonin me dy gola, teksa më pas pësuan gola për 'gabimet foshnjarake'.

"Është e pafalshme, pasi po fitonim 2-0. Bëmë disa gabime foshnjarake, por janë gjëra që ndodhin në futboll. Lodhja është evidente, por duhet të pranojmë rezultatin dhe të shohim përpara. Ngarkesa e madhe e këtyre ditëve apo edhe dëmtimet kanë ndikuar në paraqitjen e sotme.

Merkato? Mendoj që do të afrohet edhe një lojtar tjetër, por duroni edhe një ditë", tha trajneri fillimisht.

Trajneri është pyetur edhe për garën në kampionat apo në Kupë, me shkodranin që tha se do luftojnë në dy fronte.

"Do të luftojmë në të dy frontet, pasi nuk jemi mësuar që të biem nga kategoria. Minutat pas golit të dytë duhet të ishim më të kujdesshëm, nuk mendoj që ishte euforia, por ndoshta pas 2-0 menduam që e fituam këtë takim. Sapo ka filluar faza e tretë. Kemi bërë ndeshje të mira, të harrojmë sa më shpejt këtë ndeshje dhe të vazhdojmë të kthehemi sa më shpejt te rezultatet pozitive", tha Martini.

Ora 15:27
VIDEO/ Laçi përmbysje spektakolare kundër Teutës, 7 gola vendosin ndeshjen në Kurbin

Në stadiumin e Laçit, vendasit fituan 4-3 me Teutën. Spektakolare sfida, me kurbinasit që përmbysën duelin. Lorenco Vila dhe Sherif Kallaku (11 metërsh) kaluan Teutën në avantazhin e dyfishtë në minutat 12 dhe 16, teksa Laçi barazoi me Adeleke dhe Babatunde në minutat 22 dhe 24. Pjesa e dytë vijoi me diktatin e vendasve, teksa Serxho Ujka dhe Adeleke sërish shënuan edhe dy herë të tjera (68', 74'). Në minutën e 90 kishte vend edhe për golin e Ildi Grudës te Teuta, për të dërguar ndeshjen në rezultatin final 4-3. Laçi me 26 pikë qëndron në vendin e gjashtë momentalisht, teksa Teuta me 21 pikë pozicionohet në vendin e nëntë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Aksident në By-passin e Lushnjes, përplasen dy mjete, dy të lënduar përfundojnë në spital

Aksident në By-passin e Lushnjes, përplasen dy mjete, dy të lënduar përfundojnë në spital