Udinese fitoi 3-1 me Milanin për javën e 27-të në Serie A. Në stadiumin "Dacia Arena", vendasit i kanë dhënë leksion kampionëve në fuqi të Italisë, duke bërë që kuqezinjtë të kenë tre ndeshje pa pikë të plota në kampionat.
Ndeshja nisi mirë për vendasit, me Pereyra që shënoi në minutën e nëntë. Në fundin e pjesës së parë të sfidës u prodhuan shumë ndodhi, teksa në 45+2 trajneri i Udines, Andra Sottil doli nga loja me karton të kuq. Ibrahimovic shënoi një minutë më vonë me penallti për rezultatin 1-1, ndërsa suedezi bëhet lojtari me moshën më të madhe që shënon në Serie A. Në të 45+5 minutë ishte Beto që kaloi sërish në avantazh Udinesen.
Në pjesën e dytë në minutën e 70-të Ehizibue shënoi golin e tretë për Udinesen. Milan me 48 pikë mban vendin e katërt, teksa Udinese me 38 pikë ngjitet në vendin e tetë.

Rekordi i Ibrahimovic/ Sulmuesi suedez realizoi me 11-metërsh në minutën 45+3 dhe bëhet kështu lojtari më i vjetër që ka shënuar një gol në Serie A. Në moshën 41-vjeçare e 166 ditë, Zlatan Ibrahimovic ka thyer rekordin që më parë mbahej nga një tjetër legjendë e Milanit, Alessandro Costacurta.
Ky i fundit e mbante këtë rekord pasi kishte realizuar në moshën 41vjeç e 25 ditë. Pesë lojtarët më të vjetër që kanë realizuar në Serie A janë gjithashtu edhe Piola (40 vjeç e 131 ditë), Vierchouod (40 vjeç e 47 ditë) dhe Francesco Totti (39 vjeç 364 ditë).
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
40.3%
-
JO
49.9%
-
NUK E DI
9.8%
Vota total: 2433
Lajme të tjera
-
Luajti me klubet e mëdha të Europës, Bojan Krkic lë futbollin në moshën 32-vjeçare
23 Mars, 15:59
-
Dybala i kërkon Juventusit 54 milionë euro
23 Mars, 11:55
-
Heqja e 15 pikëve, Juventus merr 'asist' kundër akuzave! Dorëhiqet prokurori i çështjes
22 Mars, 12:46
-
Milan - Napoli nën ethet e Champions League, shiten 14 mijë bileta për tre orë
21 Mars, 16:18
-
Igli Tare 'tërbon' Interin, drejtori i Lazios: Për mua Juventusi është në vendin e dytë
20 Mars, 22:29
-
Lazio e mundi në derbin e Serie A, acarohet trajneri i Romës: Çfarë dreqin ke që sheh? I kthehet pronari Lotito: Është shtëpia ime dhe bëj ç'të dua
20 Mars, 12:59
-
GOLAT/ Interi nuk ia del në shtëpi, Juventusi e mund në Milano! Lazio mposht Romën në derbi, Napoli 'prek' trofeun në Serie A
19 Mars, 22:54
-
Derbi i Italisë/ Juventusi tregon forcën, 'Zonja' mposht Interin në Milano (VIDEO)
19 Mars, 22:49
-
VIDEO/ Pesë kartona të kuq, gol i anulluar dhe shumë tension! Lazio mund Romën në derbin e Serie A
19 Mars, 20:03
-
Lazio - Roma/ Kaos para derbit në kryeqytetin italian, përplasje mes tifozëve dhe policisë (VIDEO)
19 Mars, 17:21
-
VIDEO/ Napoli poker në kampionat, skuadra e Spallettit 'vret' Serie A
19 Mars, 17:09
-
Luhet Inter - Juventus, Allegri: Kërkojmë të ringrihemi! Inzaghi: Duhet qartësi për penalizimin e bardhezinjve
18 Mars, 22:58