Militantët e PD xhirojnë gomat e makinës në mes të rrugës, Spahiu: Këta s’quhen “ndryshim” por “trishtim”, u ka ngelur ora më ’91

Që prej fillimit të fushatës elektorale pamjet e kolonave të makinave me flamuj dhe bori pa fund, që shoqërojnë Lulzim Bashën në çdo qytet që shkon nëpër Shqipëri, janë bërë tashmë një refren i përditshëm. Karvani i gjatë i makinave shpesh është bërë shkak për bllokimin e trafikut.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kreshnik Spahiu, ka publikuar një video ku shihen mbështetësit e PD që xhirojnë gomat e makinave në mes të rrugës.

Ai e quan sjellje primitive veprimin e militantëve të PD, ndërsa thotë se ky nuk është “ndryshim” por trishtim”.

“Disa njerëzve u ka ngel ora në vitin 1991 dhe s’ju lëviz. Këta s’quhen “ndryshim” por “trishtim” Shikoni dhe dëgjoni sa primitive”, shkruan Spahiu.

K.T./jsh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është gati Shqipëria për sezonin e ri turistik?

Komento

Komente

  • O tej: 18/04/2021 23:53

    Kafshe.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Shefi i shtabit të përgjithshëm francez u bën thirrje ushtarakëve të japin dorëheqjen pas nënshkrimit të letrës paralajmëruese të 'Grushtit të shtetit'