VIDEO/ Momente dramatike pas ndeshjes së Markut, boksieri përfundon në oksigjen

Boksieri shqiptar Florian Marku fitoi brezin e titullit IBF duke u shpallur kampion botë në peshën e tij.

Por pas duelit të Markut, ishte radha e dy boksierëve Kallum Smith dhe Lenin Kastijo të duelonin në ring.

Në raundin e dytë, Smith lëshoi një goditje të fortë me të djathtën duke lënë të shtrirë për tokë kundërshtarin e tij. Kastijo humbi toruan dhe filloi të dridhej, teksa shikohet se si gjyqtari i bën me shenjë mjekëve të vijnë menjëherë në ring.

U desh ndërhyrja e oksigjenit që boksieri nga Republika Domenikane të përmendej. Pamjet kanë bërë xhiron e botës pasi janë një dramë e vërtetë.


Lajmi kryesor:

Londër/ Florian Marku shkruan historinë në boks, shpallet kampion bote në IBF: Ky titull shkon për të gjithë shqiptarët! Thyen ukrainasin e pamposhtur


SI.E./LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me rekomandimin e Komitetit të Imunizimit për dozë të tretë vaksine për mbi 60 vjeçarët?



×

Lajmi i fundit

John

“Integrated Energy” jep 6 bursa për studentët ekselentë në degët e mjedisit! ! Administratorja Arjola Kodra: Lajm i mirë, është rritur numri i studentëve