VIDEO/ Momenti kur autori i maskuar i vendos tritolin agjencisë funerale në Shkodër, pronarët nuk i kishin shlyer një borxh

SHKODËR- Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim si autor i vendosjes së tritolit në një agjenci funerale në Shkodër më 29 gusht. I riu, siç shihet edhe në pamje, është afruar pranë agjencisë i maskuar, ka ndezur lëndën plasëse dhe e ka hedhur në derën e agjencisë funerale.

Më pas është larguar i qetë, ndërsa i gjithë momenti është filmuar nga kamerat e sigurisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i veprimeve hetimore intensive të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në lagjen "Skenderbeg", ku u hodh një sasi lënde plasëse në derën e agjencie funerale, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin B. P., 35 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se për shkak të një borxhi të pashlyer, ky shtetas ka hedhur në derën e agjencisë funerale në pronësi të bashkëshortëve F. F. dhe A. F., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen dhe bën më dije se shkak për vendosjen e tritolit është bërë një borxh që pronarët e agjencisë funerale nuk i kishin shlyer 35-vjeçarit B.P. I riu, sipas bluve të Shkodrës, rezulton me precedent penal për armëmbajtje pa leje. Shpërthimi u dëgjua rreth orës 03:20 të 29 gushtit, kurse agjencia është në pronësi të Flora Firza. Nga shpërthimi u regjistruan vetëm dëme materiale.

 

VIDEO- Dëmet materiale nga shpërthimi në agjencinë funerale

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'