Video/ Barça-Atletico,1 min heshtje
100 mijë tifozë me "Je suis Charlie"

Video/ Barça-Atletico,1 min heshtje<br />100 mijë tifozë me "Je suis Charlie"
BARCELONE - Pavarësisht se jo të gjithë mundën të ishin në marshimin e unitetit që u mbajt sot në Paris, kundër terrorizmit, dhe nderimit të viktimave në sulmin ndaj “Charlie Hebdo”, e gjitha bota është solidarizuar me këtë kauzë, qoftë edhe në distancë.

Këtë radhë pjesë e solidaritetit është bërë edhe futbolli. Më konkretisht në fillim të ndeshjes Barcelona-Atletico e Madridit, një nga ndeshjet më të shumëpritura në kampionatin spanjoll, është mbajtur 1 minutë heshtje për 17 viktimat e sulmeve terroriste që u shënuan këtë javë në Paris.

Rreth 100 mijë njerëz që kishin mbushur shkallët e stadiumit “Camp Nou” të Barcelonës, kanë mbajtur në duar pankartat “Je suis Charlie” (Unë jam Charlie) duke shprehur nderimin dhe solidaritetin e të gjithë botës, kundër terrorizmit.

Ditën e sotme, mbi 1 milion persona, mes të cilëve edhe 56 liderët botërorë, marshuan krah për krah në sheshin “Republica”, për të shprehur unitetin e tyre kundër terrorizmit dhe pasojat që ai sjell. 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota