VIDEO/ Shtyhet Ajax - Feyenoord, huliganët shkatërrojnë stadiumin dhe hedhin sende të forta në fushë

VIDEO/ Shtyhet Ajax - Feyenoord, huliganët shkatërrojnë stadiumin dhe hedhin sende të forta në fushë

Incidentet në Ajax - Feyenoord

AMSTERDAM - Ajax dhe Feyenoord nga Roterdami u përballen sot në "Johan Cruijff Arena" për javën e gjashtë në futbollin elitar të Holandës. Klasikja e futbollit në vendin e tulipanëve nuk ka kaluar pa incidente, teksa është shtyrë pas 55 minutash lojë për shkak të hedhjes së flakadanëve në fushë. Federata holandeze dhe zyrtarët e dy klubeve kanë rënë dakord që ndeshja mos vijonte sot pas situatës së tensionuar që vijoi nga pjesa e parë.

Gjithçka ka ndodhur në minutën e 41 të pjesës së parë. Ndërkohë që miqtë ishin në avantazhin 0-3 pas 37 minutave të para, ultrasit e Ajax janë "tërbuar" nga rezultati dhe kanë hedhur flakadanë në fushë.

Një gjë e tillë ka sjellë ndërprerjen e ndeshjes nga kryesori Gozubuyuk, që për më shumë se 20 minuta ka mbajtur skuadrat në dhomat e zhveshjes. Pasi gjithçka vijoi normalisht, ultrasit vendas jo vetëm që rihodhën sende dhe flakadanë në fushë, por shkatërruan gjithçka u dilte para.

Edhe njëherë ultrasit bëhen protagonistë në zemër të Evropës dhe ndërpresin një ndeshje klasike duke hedhur në fushë mjete piroteknike. Pas akteve të dhunës, zyrtarët pezulluan përfundimisht takimin pas 55 minutash lojë, ndërsa pritet që të ketë një konfirmim për ditën se kur do luhet pjesa e mbetur e sfidës.

Huliganët e Ajax janë të zhgënjyer për performancën negative të këtij fillim sezoni, me klubin që pas javës së katërt ka pesë pikë dhe mban vendin e 13-të.

“De Klassieker është pezulluar përgjithmonë pas fishekzjarreve të përsëritura në fushë. Më shumë informacione për datën se kur do luhet pjesa e mbetur e ndeshjes do të pasojnë më vonë”, tha Eredivisie në një deklaratë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Rey Manajn e kërkojnë dy klube të La Ligas në Spanjë

Rey Manajn e kërkojnë dy klube të La Ligas në Spanjë