VIDEO/ Në kërkim të sulmuesit, Xhuliano Skuka bashkohet me Partizanin

Partizani u shpall kampion i Shqipërisë në Superligë për sezonin 2022-23. Të kuqtë u ndanë me pikë të barabarta me Tiranën (67), duke marrë vendin e parë për shkak të golavarazhit. Tanimë "Demat" janë duke bërë ndryshime në strukturë teksa kanë larguar nga detyra trajnerin Colella dhe drejtorin sportiv Marini.

Veç saj, stafi drejtues është duke menduar edhe për emrat e rinj që do afrohen në ekip. Pjesa më delikate është ajo e sulmit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të ketë rikthime.

Këtë pasdite, në ambientet e kompleksit "Arena e Demave" është parë Xhuliano Skuka. Sulmuesi la të kuqtë në janar për të kaluar te Metz në Francë për 1.4 milionë euro, teksa nuk është ambientuar me ritmin e Ligue 2. Me ekipin e tij që është një hap pranë kalimit në Ligue I, hapësira për Skukën duket e pakët.

Nuk përjashtohet mundësia që sulmuesi dibran të luajë në huazim, teksa Partizani do e priste "krahëhapur".

 

S.DH/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale