Granit Xhaka po zhvillon një sezon të dytë të shkëlqyer me kampionët e Bundesligës në Gjermani, ekipin e Bayer Leverkusen. Për vitin 2024 tanimë janë nominuar edhe golat më të bukur në Bundesligë, ku më i votuari nga tifozët do fitojë edhe çmimin që më shumë është emocional.
Goli i Xhakës kundër Borussia MGladbach në 27 gushtin e këtij viti është mes tyre. Mesfushori shqiptar mori një pasim nga krahu dhe me të majtë e ndali sferën në rrjetë, teksa trajektorja e topit dhe forca drejt rrjetës kanë marrë vlerësim maksimal.
Këtë sezon Xhaka ka luajtur 25 ndeshje me Leverkusenin në të gjitha kompeticionet (2.084 minuta) dhe ka shënuar dy gola e dhënë pesë pasime finale.
?? This angle of Granit Xhaka's strike vs Gladbach is superb! ? pic.twitter.com/N6sih1PJQL
— EuroFoot (@eurofootcom) August 27, 2024