VIDEO/ Pjesëmarrësit e Samitit të Procesit të Berlinit ‘nxitojnë’ të hapin picat ‘Rama’ gjatë drekës, u habitën nga ajo që gjetën brenda

Pjesëmarrësit në Samitin e Procesit të Berlinit u përballën me një surprizë gjatë drekës së shtruar nga kryeministri Edi Rama. Teksa ishin ulur në tavolinë, atyre u erdhi përpara një kuti pice mbështjellja prej kartoni në të cilën dukej kryeministri si picajol, por në fakt të ftuarit zbuluan një detaj të veçantë.

Pas hapjes së kutisë së picës ata gjetën brenda disa pjata porcelani zbukurimi dhuratë me pikturat e kryeministrit Rama ndër vite. Të gjithë u suprizuan dhe ishte kryeministri i Holandës i pari që pyeti në lidhje me to.

“Si i ke bërë këtë?”, pyeti Rutte.

“Kam punuar si i çmendur për t’i bërë. Janë te gjitha të punuara me dorë. E dua Europën”, tha Rama.

Më tej ai iu drejtua kancelarit gjerman duke i thënë se mund të hante ushqim në to, pasi nuk fshihen.

“Mund të bësh spaghetti këtu, nuk hiqet”, i tha Rama, Scholz.

Më tej biseda u shoqërua me batuta, ku Rutte kërkonte të kishte 10% të fuqisë së Ramës.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jeton: 18/10/2023 16:24

    10% të forcës së Ramës nuk ke shanse. Të vjen i holluar mielli në Holandë kurse Rama e ka dora e parë .direkt nga burimi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 26 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Temperatura deri në 26 gradë celsius, parashikimi i motit për sot