VIDEO/ Presidenti Steven Zhang: Emocionuese, Interi ndriçohet nga dy yje

VIDEO/ Presidenti Steven Zhang: Emocionuese, Interi ndriçohet nga dy yje

Steven Zhang

Steven Zhang, presidenti i Interit ka uruar të gjithë zikaltërit për titullin e 20-të kampion në Serie A. Në një video-mesazh, Zhang ka përmendur historinë duke theksuar se janë dashur 58 vite për dhjetë tituj kampion, teksa kaq janë dashur edhe për yllin e parë.

“Uau, 20. Çfarë numri! 20 tituj. 116 vite dhe tani, më në fund, jemi këtu. Sot (dje) është një ditë ditë e veçantë, një ditë historike për të gjithë familjen e madhe zikaltër. Dita në të cilën zemrat tona janë plot gëzim, sepse Interi ka arritur një qëllim që vetëm pak mund ta aspirojnë. Sot të gjithë tifozët e Interit në botë festojnë arritjen e yllit të dytë, një shenjë e pabesueshme që kemi bërë histori së bashku”.

Më tej shton: “Jemi përballur me sfida të panumërta, mes sukseseve dhe momenteve të vështirësisë, derisa arritëm lavdinë më të madhe, e cila na shpërblen për të gjitha përpjekjet tona. Synimi ynë ka qenë gjithmonë i njëjti, të rikthehemi në krye të Italisë dhe Evropës sëbashku.

E arritëm të parën dhe sot festojmë kampionatin e 20-të në historinë tonë, yllin e dytë që tani e tutje do ta mbajmë në gjoks. Kur Armando Picchi ngriti titullin e dhjetë të zikaltërve në vitin 1966, kishin kaluar 58 vite nga nata e themelimit të Interit më 1908.

Një rrugëtim i gjatë, që arrin tek ne, përsëri 58 vite më vonë, më 2024. Një legjendë që kalon nga Giuseppe Meazza tek Interi i madh i Herrera dhe tregon historinë zikaltër që thyen rekord dhe lavdinë e tripletës.

Falenderime për drejtuesit e mi, të gjitha gratë dhe burrat e klubit. Pa ta ky sukses nuk do të ishte arritur kurrë. Falënderimi im më i madh shkon për luftëtarët tanë të fushës. Për trajnerin tonë të madh, Simone Inzaghi dhe gjithë stafin e tij. Faleminderit Simone! Siç e kam thënë shumë herë, ju jeni një dhuratë për mua, gjatë presidencës sime. Ju jeni një trajner, një person i jashtëzakonshëm, i cili formësoi ekipin tonë me mentalitet fitues. Ju përcollët besim dhe qetësi, krijuat këtë grup të madh.

Gjithashtu dua të falënderoj lojtarët e mi. Ju jeni krenaria ime dhe forca lëvizëse e Interit. Ju jeni një grup kampionësh i përbërë nga vlera autentike. Përgëzoj fansat tanë të jashtëzakonshëm, që këndojnë me mua refrenin më të bukur: ‘Për gjithë ato kilometra që bëra për ty…’ Kjo është kënga që më emocionon më shumë dhe që së shpejti do ta këndojmë së bashku në ‘San Siro’.

Ky është viti i tetë i pronësisë sonë në këtë klub të mrekullueshëm. Ne kemi përjetuar dy finale evropiane së bashku, 7 trofe, kemi qenë dy herë më të mirët në Itali. E kemi bërë Interin tonë të rritet, së bashku, kemi arritur lartësi të paimagjinueshme, brenda dhe jashtë fushës.  Le ta vazhdojmë këtë rrugëtim të mrekullueshëm, që realiteti ynë të jetë po aq i lavdishëm sa ëndrrat tona. Forza Inter, gjithmonë!”, tha Zhang.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar