VIDEO/ Rama publikon pamjet: Si po transformohet Piramida në Tiranë

TIRANË- Kryeministri Rama ka publikuar pamje nga puna për transformimin e Piramidës në Tiranës. Kjo godinë, shkruan kryeministri, do të bëhet qendra më e madhe e teknologjisë digjitale në rajon.

"Vijon puna për qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në rajon, e cila do ta bëjë PIRAMIDËN adresën e fëmijëve dhe të rinjve të shekullit XXI.

***një projekt transformimi arkitektonik i studios së famshme hollandeze MVRDV", tha Rama.

Projekti i rijetësimit të Piramidës parashikon një godinë transparente dhe plot dritë. Gjithashtu, projekti synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët. Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit. Programet që do të ofrohen janë: animacion, zhvillimi i lojërave, kinematografia, web design, muzikë, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelimi 3D, programim, robotikë, grafika e lëvizjes, fotografi dhe media e re.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja i drejtohet Venecias për zgjedhjet vendore të 2019-ës, sipas jush a ishin ato legjitime?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Euro 2020/ Spektakël i garantuar në 1/8! Portugalia përballet me Belgjikën, Anglia pret Gjermaninë