VIDEO/ Skandali në Itali, qindra italianë bëjnë përshëndetje fashiste në 46-vjetorin e vrasjes së tre militantëve

VIDEO/ Skandali në Itali, qindra italianë bëjnë përshëndetje fashiste në 46-vjetorin e vrasjes së tre militantëve

Momenti kur qindra italianë bëjnë përshëndetje fashiste në 46-vjetorin e vrasjes së tre militantëve

Udhëheqësit e opozitës italiane i kanë bërë thirrje qeverisë së djathtë të Giorgia Melonit të ndalojë grupet neofashiste pasi u shfaq një video rrënqethëse ku qindra burra bënin përshëndetje fashiste gjatë një ngjarjeje në Romë.

Turma u mblodh jashtë ish-selisë së Lëvizjes Sociale Italiane (MSI), një parti neofashiste e themeluar pas Luftës së Dytë Botërore, e cila përfundimisht u shndërrua në partinë Vëllezërit e Italisë së kryeministres Meloni. Mbledhja vjetore, në Via Aça Larentia në lindje të qytetit, përkujton 46-vjetorin e vrasjes së tre militantëve nga krahu rinor i partisë tashmë të zhdukur.

Në video, e cila u shpërnda gjerësisht në internet, burrat qëndrojnë në rreshta duke bërë përshëndetjen me krahë dhe duke bërtitur "të pranishëm" tre herë. Një nga ato pastaj bërtet "Për të gjithë shokët e rënë!”, një thirrje tipike tubuese e neofashistëve, raporton The Guardian.

“Romë, 7 janar 2024. Duket si viti 1924. Ajo që ndodhi është e papranueshme. Grupet neofashiste duhet të shpërbëhen, siç e parashikon kushtetuta”, shkroi në rrjetet sociale Elly Schlein, kreu i Partisë Demokratike të qendrës së majtë.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ndërtimi i TEC-it në Roskovec, Balla: Investim strategjik, zero risk për mjedisin

Ndërtimi i TEC-it në Roskovec, Balla: Investim strategjik, zero risk për mjedisin