VIDEO/ Del jashtë kontrolli situata në Turqi! Stuhitë e forta rrisin numrin e viktimave në 4, erërat ekstreme shkaktojnë dëme materiale në të gjithë vendin duke lënë 38 të plagosur

Moti i keq ka goditur Stambollin duke shkaktuar një viktimë dhe tetë të plagosur. Mësohet se një grua vdiq në lagjen Esenyurt, ku erëra të forta shkatërruan një pjesë të një çatie e cila ra mbi gruan dhe fëmijën e saj, por ky i fundit shpëtoi.

Era e fortë thuajse ka shkatërruar të gjithë qytetin, duke dëmtuar shtëpi private dhe biznese. Siç shihet në pamjet e siguruara, tenda dhe struktura metalike kanë rënë për shkak të erës së fortë dhe dëmet materiale janë të mëdha.

Stuhia e fortë një pjesë tjetër të Stambollit ka shkulur pemët dhe ka përmbysur mjetet e tonazhit të rëndë. Bosfori, rruga e ngushtë ujore që ndan qytetin, u mbyll për trafikun detar dhe shërbimet e trageteve u anuluan.

Të paktën gjashtë fluturime të Turkish Airlines të planifikuara për t’u ulur në Stamboll u devijuan në qytetet e tjera si në Ankara dhe Izmir, tha një zëdhënës i linjës ajrore. Erërat e forta gjithashtu detyruan autoritetet të anulojnë shërbimet e trageteve midis vendpushimeve bregdetare të Bodrumit dhe Datca-s, njoftoi agjencia private e lajmeve DHA.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 05:21
Situatë kaotike në Turqi, numri i viktimave nga stuhia shkon në 4! Erërat e forta ‘shkundin’ çati e shtylla duke lënë 38 të plagosur

Të paktën katër persona, duke përfshirë një shtetas të huaj, vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën të hënën pasi stuhitë e forta goditën qytetin më të madh të Turqisë, Stambollin dhe rajonet përreth tij, tha zyra e guvernatorit.

Në një deklaratë në Tëitter, ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca konfirmoi se katër persona humbën jetën dhe 38 persona u plagosën deri në orën 17:30.

“Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit të shkaktuara nga erërat jugperëndimore që kanë qenë efektive në Stamboll që nga mëngjesi, katër persona kanë humbur jetën, njëri prej të cilëve shtetas i huaj dhe tre shtetas tanë”, thuhet në një deklaratë të zyrës së Guvernatorit të Stambollit.

Shiu me baltë është parë në Stamboll në orët e mëngjesit për shkak të stuhisë. Shumë shoferë u dyndën në lavazhe për të pastruar makinat e tyre të mbuluara me baltë. Një kullë sahati u shpërtheu për shkak të erës së fortë në lagjen Çatalca. Gjithashtu dy kamionë dhe një kamionçinë janë përmbysur në Çatalcë. Nuk raportohet për të lënduar.

Deti përshkoi vijën bregdetare në Izmir për shkak të stuhisë duke u forcuar në rrethin e tij Karşıyaka. Rrugët janë kthyer në liqene dhe njëra anë e rrugës me dy korsi është përmbytur. Gjithashtu janë përmbytur disa banesa dhe biznese.

Stuhia e fortë ua vështirësoi jetën edhe qytetarëve në Karşiyaka. Tramvajet u anuluan për shkak të përmbytjes së ujit të detit në linjën e tramvajit. Ndërkohë, të gjitha udhëtimet detare në Izmir janë pezulluar përkohësisht për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike. Një stuhi me erëra që arrinin shpejtësinë 80 km/h në Bursa shpërtheu çatitë dhe rrëzoi pemë dhe shtylla. Tramvaji që ofron transport në të gjithë qytetin mbeti i bllokuar nën një çati të hedhur në erë gjatë stuhisë.

Në pamje shihen qytetarë që vrapojnë si pasojë e erërave ekstreme që po 'shkundin' ndërtesat

 

Ora 16:14
Stuhia në Stamboll, humb jetën një grua, plagosen tetë të tjerë

Një grua ka humbur jetën ndërsa tetë persona të tjerë janë plagosur për shkak të stuhisë që ka goditur stambollin. Mësohet se gruaja ndërroi jetë pasi u godit nga një pjesë çatie e cila u dëmtua nga era e fortë, ndërsa fëmija i saj arriti të mbijetojë. Mjete të tonazhit të rëndë janë përmbysur në rrugë ndërsa janë pezulluar fluturimet. Probleme ka pasur edhe në transportin detar.

 

M.Ç/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kush i fiton zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit?



×

Lajmi i fundit

John

Berisha-Meta aleatët kryesorë të Putinit në Shqipëri?! Fakte dhe rrethana