VIDEO 'talebanësh' në mediat shqiptare, reagon ashpër AMA: Është shkelur dinjiteti i njeriut! Linçim dhe verbëri, të fshihet

VIDEO 'talebanësh' në mediat shqiptare, reagon ashpër AMA: Është shkelur dinjiteti i njeriut! Linçim dhe verbëri, të fshihet

Autoriteti i Mediave Audiovizive

TIRANË- Një video skandaloze ka qarkulluar në disa media online, në të cilën cenohet e drejta e lirisë dhe privatësisë së një vajze të re në Librazhd.  

E vendosur në një cep të dhomës, e zhveshur dhe e pambrojtur, asaj vajze të re iu bë ‘gjyq’ nga vjehrri, vjehrra e komshinjtë e lagjes si të ishin talebanë, pasi e akuzojnë se po tradhëtonte të shoqin, djalin e tyre, që ndodhej jashtë në emigracion. Por, si të mos mjaftonte kjo, të gjitha ofendimet dhe aktet e dhunës ndaj saj, u xhiruan përmes një video, e cila u bë virale nga mediat online duke shkelur etikën, por edhe duke shkelur rëndë dinjitetin e së resë dhe të drejtën e saj për privatësi e liri.

Referuar këtyre pamjeve të rënda që u bënë publike, ka reaguar ashpër Autoriteti i Mediave Audiovizive, i cili i bën thirrje të gjitha mediave të fshijnë pamjet që po qarkullojnë.

Në reagim thuhet se ato pamje bëhen shkak për linçim njerëzor dhe shkak për rikthim tek trajtimet antinjerëzore.

Sipas ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, AMA thotë se është shkelur e drejta e ruajtjes së jetës private si edhe është cenuar dinjiteti dhe të drejtat themelore të njeriut.

“Pasqyrimi mediatik i një ngjarje familjare në Librazhd, shpërthimet dhe përbetimet e një pale kundër një pale tjetër, nuk mund të jenë ushqim zbavitës dhe argëtues që bëhet shkak për linçim njerëzor dhe verbëri. Nuk ka interes publik, nuk është as investigim gazetaresk i një video të tillë që publikon intimitete, të cilat janë shkak për rikthim tek trajtimet antinjerëzore, që nuk respektojnë lirinë dhe privatësinë.

Ajo që për fat të keq ka ndodhur në një familje, nuk mund të amplifikohet mediatikisht duke nxitur spirale të urrejtjes dhe hakmarrjes, të cënimit të personalitetit.

Ligji 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, duke përcaktuar parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive, saktëson dhe se operatorët, gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre duhet të respektojnë dhe garantojnë të drejtën e ruajtjes së jetës private dhe të mos lejojnë transmetime që nxisin intolerancën ndërmjet shtetasve (neni 4, pika 2/d dhe 2/dh).

Po kështu në nenin 33, ku flitet për detyrimet e subjektit të licencuar, duhet që, “të mos cenojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut; të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos transmetojë programe që mund të nxisin vepra penale; të mos cenojë të drejtën e fshehtësisë së jetës private të individit në çdo program të transmetuar nga OSHMA-të dhe mjetet e përdorura për të realizuar këto programe.

Ndaj dhe AMA kërkon nga redaksitë mediatike respektimin e kërkesave ligjore, për të evituar qarkullimin e përmbajtjeve të tilla të papërshtatshme, që nuk respektojnë të drejtat e njeriut dhe nxisin intolerancë. Po ashtu fton çdo media/OSHMA që e ka publikuar videon të heqë nga mjetet e saj të informimit ato pamje të rënda të cënimit të dinjitetit njerëzor.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/05/2022 00:24

    Po ndaj atyre qe i bene //gjyqin// dhe atij qe xhiroi videon dhe e shperndau eshte marre ndonje mase nga policia dhe drejtesia???

    Përgjigju
    • Loku: 28/05/2022 07:44

      Mendoj se po'...kurse nusen do ta shpallim Hero Kombetare

  • Tirona: 27/05/2022 23:26

    Mos mbroni degjenerimin dhe shtjurjen. Asaj duhej rrjep lëkura ene pak e kishte. AmA të ruj dinjitetin në Vene tjera Kur në mes ditês Transmetohen lloj lloj emisionesh tê degjenerume e jo tê kërkoj heqjen e ksaj videoje. Tju rroj degjenerimi ene mrojtja kur**ve

    Përgjigju
    • Loku: 28/05/2022 13:10

      O Tani po' nuk eshte vetem c'eshjte divorci o lumadh...po' demet psikologjike qe i ben nie personi qe e ke tradhetuar...dmth kA"""i nje burri tjeter eshte futur ne territorin tende...nuk ka gje me te rende per nje burre.

    • Niku: 28/05/2022 11:57

      Tirona njerez si ty te semure prej fese prishin shoqerine,ti duhet te jetosh me talebanet atje pershtatesh shume mire,,te te vij turp qe kosideron nje femer si plack.

    • Tirona: 28/05/2022 11:49

      Boti sjam Toto rinna se AI ka vdek. Un di të them që ty ene 1 pjese tmir jua q* kockat . Komentova aty se ashu ma desh bolla. Ti po deshe me mē njoft të jap tē njofme un privatisht.po Pate qef tbi Rob me të taku ty,.

    • Tirona: 28/05/2022 11:45

      Limo të shkërdh*j të gjallë e tē vdek kalamoj e ça të tma Pragu o klysh buçeje. Mjep i Nr kontakti se ta trregoj un grun .

    • limi: 28/05/2022 09:42

      ec e merr grun se mbaroi turnin leni llafet per grate e tjera.

    • Boti: 28/05/2022 08:40

      Po shko o vk.Pale dhe ma kercenoke.Toto Rina ktu me kocka ne acid .Sikur ti e di me ke te besh.Trim tastiere

    • Tirona: 28/05/2022 07:58

      Përgjigje për Doryn ene kte Boti. Si fillim o pjeshka interneti nuk i bona gjygjin asaj por e kisha me AMA që ka shum raste tjera që duhet me ndërhy dhe ska nevoj të mroj kurv**ikun. Ty o Boti ene Dory jua shkrij kockat në acid në ju gjej.Mos komentoni tek tjerët se i hapni pun vetes.Ikni flini gjum e mos u merni me njerzit me komente aty ku se dini kush Mund tē jet Mas shkrimit.

    • Dory: 28/05/2022 02:01

      Ju jeni ne mesjete akoma me mendesi shpellaresh te vrasja e keni mendjen si kafshe

    • Boti: 28/05/2022 00:42

      Po shko o thashethemaxhi.Po cte duhet ty dhe mua se ca ben ajo botja.Apo ta ka dredh dhe ty gruja.Kur sjeni te afte te mbani gra mos i merrni.Mentalitet komunizmi

    • Tani: 28/05/2022 00:38

      Nëse dikush tradhton, drejtoju gjykatës për divorc. Kjo është detyra e çdo njeriu të qytetëruar. Dhuna e çfarëdolloji është vepër penale dhe autorët duhet të ndëshkohen qofshin këta familjarë, nënë apo babë. Nxitja për dhunë "duhet rrjepur" është gjithashtu vepër penale. Tregohuni të qytetëruar të kuptoni që gjithsecili di vetë ç'bën me jetën e tij dhe në rast mosmarrëveshje drejtohuni gjykatës për zgjidhje martese.

  • Arbërori: 27/05/2022 22:20

    Ne nuk kemi pushtet më të mirë se sa ai taleban, vetëm se këtu ështé mix me ate turko-serb ! Mjerim

    Përgjigju
    • Arbërori: 28/05/2022 12:17

      O Besi, o Loku duket kjart se jeni mjerana të mix si më lart, pa Kosovën nuk do ket as Shqipëri o të verbuar, përndryshe do u gëlltit serbi dhe greku …

    • Besi: 28/05/2022 08:35

      Po ti je serbokosovar nga u bere arberor or njeri i semur.

    • Loku: 28/05/2022 00:38

      Po' nga Vlleh o bere Arberor mo

  • Sondazhi i ditës:

    Reforma territoriale, mendoni se ndarja aktuale në 61 bashki është në rregull?



×

Lajmi i fundit

“Mbi 500 kompani të hetuara për evazion fiskal”, Kryemadhi reagon pas deklaratës së ministres së Financave: Qeveria ia la topin drejtësisë për të justifikuar hajdutërinë

“Mbi 500 kompani të hetuara për evazion fiskal”, Kryemadhi reagon pas deklaratës së ministres së Financave: Qeveria ia la topin drejtësisë për të justifikuar hajdutërinë