VIDEO/ Tifozi futet në fushë dhe dhunon futbollistin, shtyhet ndeshja në Francë! Lojtari përfundon në spital me 'goditje në tru'
Futbollisti i dëmtuar i Rodez
Ishte vendimtare për ekipin që do ngjitej në Ligue 1 dhe atë që do rrëzohej një ligë më poshtë, por ndeshja Bordeaux - Rodez nuk u mbyll. Dueli u shty pasi një tifoz i vendasve u fut në fushë dhe goditi lojtarin mik, me këtë të fundit që shënoi golin e avantazhit për Rodez.
Gjithçka ndodhi pas golit, kur Buades shënoi në minutën e 22-të. Siç raportojnë “BeIn Sports France” dhe “RMC Sport”, një tifoz i Bordeaux e ka shtyrë sulmuesin Lucas Buades, i cili ka mbetur i shtrirë në tokë për shumë minuta, duke e detyruar arbitrin të ndërpriste ndeshjen.
Gjithçka ka ndodhur teksa lojtari i Rodezit po festonte golin e tij pas portës së skuadrës vendëse.Tifozi arriti të kalonte forcat e sigurisë dhe shtyu Lucas Buades. Menjëherë u kërkua ndërhyrja e personelit mjekësor dhe sipas “Prime Video”, Buades është dërguar në spital. Raportohet se sulmuesi ka pësuar goditje në tru, me Rodez që nuk pranoi të vijonte lojën.
Bordeaux me një fitore ngjitej në Ligue I, teksa tani do jetë subjekt i Disiplinës. Të hënë do merret vendimi nëse ndeshja do shkojë në favor të Rodez në tavolinë, apo dueli do riluhet aty ku u ndërpre.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vrasja e policit, a rrezikon të përshkallëzohet konflikti Kosovë-Serbi?
-
Po
56.2%
-
Jo
33.7%
-
Nuk e di
10.1%
Vota total: 89
Lajme të tjera
-
Gjermani-Francë, pakënaqësia në çështjet e armatimit rritet
25 Shtator, 09:45
-
Sërish dhunë në Paris, protestuesit sulmojnë makinën e policisë
24 Shtator, 21:25
-
Gjermania dhe Franca me propozime jozyrtare për reformën e BE
22 Shtator, 18:47
-
VIDEO/ Mbretëresha Camilla dhe Brigitte Macron luajnë ping-pong
21 Shtator, 22:20
-
Rrumbullaku takohet me ambasadoren e Francës, në fokus bashkëpunimi kundër krimeve ndërkombëtare
21 Shtator, 15:31
-
Francë/ I pari Mbret që i drejtohet senatit francez, CHARLES III: Të rivendosim miqësinë mes dy vendeve
21 Shtator, 15:10
-
Si është marrëdhënia midis mbretit Charles III dhe Macron?
20 Shtator, 16:45
-
Mediat franceze fokusohen në 'rinovimin' e marrëdhënieve Britani-Francë
20 Shtator, 16:32
-
Mbreti Charles III dhe Camilla vizitë 3-ditore në Francë
20 Shtator, 16:02
-
Mbreti Charles II dhe Camilla sot mbërrijnë në Francë! Vizita e parashikuar 6 muaj më parë u shty nga trazirat
20 Shtator, 12:34
-
Franca ‘nuk do t’i mirëpresë migrantët’ nga Lampeduza
19 Shtator, 22:30
-
Bernard Tapie… dhe një prokuror i Republikës franceze
16 Shtator, 17:32
Hahahaha. Me keq se neymar
Përgjigju