Video/ Tradhtari i shqiptarëve
që nxiti dhunën në protesta

SHKUP - Prej tre ditësh, nga e Premtja, në qytetet e Maqedonisë ku jetojnë shqiptarë u zhvilluan protesta të cilat u pasuan nga dhuna e përleshjet me policinë, në shenjë revolte ndaj dënimit me burg të përjtshëm për 6 shqiptarë e procesit “Monstra” për vrasjen e 5 maqedonasve në Prill të 2012-ës. Gjykim i manipuluar dhe etnik vlerësohet prej shqiptarëve ky dënim, ku sipas të cilëve nuk është i faktuar.

Por në rrjetet sociale po qarkullon një video, e cila shfaq një person që fillimisht është krah protestuesve, ndërsa vetëm pak çaste më pas del kundër tyre duke qëlluar me gurë.

Mediat maqedonase e kanë vlerësuar: “Spiuni” që nxiti protestat e dhunshme, ndërsa disa aludojnë se mund të jetë person i paguar ehde politikisht.

shkup protest

Dhjetëra protestues dolën në Shkup, Tetovë, Gostivar, madje gjatë së Dielës prostesta pati edhe në Dibër, ku situata u përshkallëzua në përleshje të dhunshme fizike mes forcave të policisë dhe turmës. Gaz lotsjellës u përdor ndaj tyre, ndërsa nga përplasjet mbetën të plagosur ndër radhët e protestuesve, por edhe uniformat blu.

protesta shkup

protesta shkup

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)