VIDEO/ Trafiku i drogës në det me shtatë ballë, autoritetet greke: Kanë tranzit bregdetin shqiptar, vijnë në Peloponez

Rrjetet e trafikut të drogës shkojnë aq larg sa postojnë video në rrjetet sociale, teksa transportojnë drogë, duke përdorur varka me fryrje që arrijnë shpejtësi të jashtëzakonshme. Sipas asaj që shkruajnë mediat Trafikantët lëvizin nga Maroku në Spanjë dhe nga bregdeti i Shqipërisë në Peloponez dhe prej andej në Turqi.

Në videon e publikuar nga televizioni greke ERT paraqitet trafikantë që bëjnë linjën Spanjë-Marok, dhe shihen duke kërcyer në varkë, të veshur me kapuç. Trafikantët lëvizin nga Maroku në Spanjë dhe nga shfrytëzojnë edhe brigjet e Shqipërisë për të kaluar më pas në Peloponez – dhe prej andej në Turqi.

Siç thotë kreu i Prokurorisë së Narkotikëve të Atikës, Spyros Tsardakas flitet për operatorë që i gjejmë vetëm në garat e skafeve, janë të lidhur në këmbë, nuk mund të ulen (...)

“Këto skafe janë shumë të shpejta, vlera e varkave i kalon 400.000 euro. Nisen nga Shqipëria, arrijnë në buzë të Peloponezit, ku mbushen me karburant. Më pas arrijnë në brigjet e Turqisë. Aty dorëzojnë kanabisin dhe e këmbejnë me heroinë dhe kthehen”.

Videoja e ERT vjen nga linja Spanjë-Marok, por është me interes të veçantë edhe për autoritetet greke, pasi operatorët e këtyre skafeve janë aktivë edhe në vendin fqinj. Siç shprehet Tsardakas, këta skafistë preferohen nga grupet kriminale në Greqi, Itali por edhe në Spanjë.

“Kemi evidentuar shqiptarë, të cilët ne i kishim objektiv për veprimtarinë e tyre kriminale dhe që në vazhdim kanë vepruar në zonën e Spanjës”.

Koha më e përshtatshme e veprimtarisë së gomoneve me drogë, sipas reportazhit, është ajo kur deti është 6-7 ballë me qëllim që ato mos të kapen nga autoritetet.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti