VIDEO/Tragjedi në Rusi,rrëzohet
avioni me 71 pasagjerë në bord

VIDEO/Tragjedi në Rusi,rrëzohet<br />avioni me 71 pasagjerë në bord<br /><br>
RUSI - Tragjedi ajrore në Rusi. Një avion "Antonov" me 71 pasagjere në bord, i nisur nga aeroporti i Moskës në Rusi, është rrëzuar pak minuta pas nisjes së fluturimit. Në avion ishin 65 pasagjerë dhe 6 pjesëtarë të ekuipazhit, ndërsa mbeten mister shkaqet e rrëzimit. Mediat ruse kanë publikuar edhe pamjet e para pak çaste pas rrëzimit të avionit ku shihen copat e tij të shpërndara në tokën e mbuluar nga bora. 

Avioni i kompanisë ajrore "Saratov Airlines" është parë për herë të fundit në radar mbi qytetin Argunovo, teksa po lëvizte në drejtim të maleve Urale, ndërsa destinacioni i tij i uljes ishte qyteti Orsk, po në Rusi. 
 grafiku

 

(Harta e lokacionit të avionit të rrëzuar)

Avioni, i nisur nga aeroporti "Domodedovo" i Moskës rreth orës 12:27 me orën lokale, është rrëzuar 7 minuta pas nisjes së fluturimit. Sipas raportimeve të mediave ruse, dyshohet se i gjithë ekuipazhi në bordin e avionit ka humbur jetën. 

Raportohet se avioni pati probleme me shpejtësinë, humbi lartësi të menjëhershme. Ai zbriti menjëherë nga lartësia 1880 m në 975 metra. Ministria e Emergjencave Ruse ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Zhduket aeroplani me 71 pasagjerë i nisur nga Rusia
(Avion i kompanisë ajrore Saratov Airlines)

e.gj/l.q/ a.ç/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës