VIDEO/ Tymi mbulon autostradën Tiranë-Durrës, merr flakë makina! Shpëton pa lëndime drejtuesja 33-vjeçe

Një makinë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në drejtim të qytetit bregdetar. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, makina është djegur tërësisht, teksa tymi ka mbuluar të gjithë zonën.

Fatmirësisht drejtuesja 33-vjeçare e mjetit ka dalë e palënduar nga mjeti.

"Më datë 23.06.2021, rreth orës 09:45, tek mbikalimi i Casa Italias, me drejtim lëvizje Tiranë-Durrës, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese S. E., 33 vjeçe, ku ka vetëm dëme materiale.  Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pse shkalloi Ilir Meta?

Pse shkalloi Ilir Meta?