VIDEO/ Udhëtimi i tmerrshëm i Boca Juniors, 40 'fuoristrada' për të shkuar 4000 metra mbi nivelin e detit! Bombola oksigjeni në makina

VIDEO/ Udhëtimi i tmerrshëm i Boca Juniors, 40 'fuoristrada' për të shkuar 4000 metra mbi nivelin e detit! Bombola oksigjeni në makina

Moment nga ndeshja dhe udhëtimi i miqve

BOLIVI - Boca Juniors barazoi 0-0 me Nacional Potosi, një ndeshje e vlefshme për Grupin D të Kupës së Amerikës së Jugut, me argjentinasit që humbën një penallti me Dario Benedetto.

Kjo është historia e asaj që ndodhi në fushë, teksa ajo që ndodhi jashtë fushës ishte një udhëtim i jashtëzakonshëm i stafit të Boca-s për të arritur në impiantin sportiv, i vendosur në mbi 4000 metra mbi nivelin e detit.

Në fakt, qyteti i Potosi nuk ka një strukturë hoteli të aftë për të pritur ekipin dhe stafin e Boca-s, prandaj skuadra e drejtuar nga Martinez duhej të ndalonte në Sucre, 158 kilometra larg destinacionit përfundimtar.

Faza e fundit e udhëtimit u krye në bordin e 40 automjeteve 'fuoristradë', të gjitha të pajisura me bombola oksigjeni brenda, në rast se një lojtar kishte probleme me frymëmarrjen e shkaktuar nga lartësia dhe antenat satelitore me vete në rast se celularët kishin ndërprerë punën.

Një udhëtim mbi katër orë në një rrugë të konsideruar shumë të rrezikshme (flitet edhe për fise kanibalësh që jetojnë në zonë). Të hënën e kaluar në të njëjtë rrugë ndodhi një aksident rrugor me përmbysjen e një autobus, duke shkaktuar 4 të vdekur dhe 36 të plagosur.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Operacion antidrogë në Tiranë, lëshohen 30 masa arresti, ekzekutohen 25 prej tyre

Operacion antidrogë në Tiranë, lëshohen 30 masa arresti, ekzekutohen 25 prej tyre