Kryesojnë Superligën e futbollit së bashku me Partizanin me pikë të barabarta (44), por Tirana humbi këtë të shtunë 2-0 në miqësore me Vorën. Skuadra e Kategorisë së Dytë u tregua "kockë e fortë" në fushën e vet, duke mundur kampionët në fuqi të Shqipërisë në një duel që pati shumë raste dhe një luftë sportive.
Për Vorën vendosi dopieta e Fatmir Prengës për të kaluar kampionët e vendit. Edhe pse miqësore, trajnerët Artan Mërgjyshi dhe Orges Shehi hodhën në fushë pjesën më të madhe të titullarëve, teksa minuta patën edhe emrat e rinj.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, teksa pas vetëm dy minutave lojë në të dytën, Prenga me një kërcim të lartë në zonë, e ndali topin në rrjetën e bardhebluve. Goli i dytë u shënua po nga Prenga në të 82 minutë. Do duhej një gabim në prapavijën e Tiranës nga Aleksi, me Prengën që nuk gabon me portën bosh. Vora kryeson grupin A të Kategorisë së Dytë dhe me investimet e bëra është pretendentja kryesore për t'u ngjitur në Kategorinë e Parë.
Formacionet me të cilën nisi sfida:
Vora: Jata, Shani, Lala, Gjoni, Meta, Bashaj, Sefa, Balla, Vrapi, Prenga, Avdiu Tranjer: Artan Mërgjyshi
Tirana: Lika, Toshevski, Aleksi, Najdovski, Përgjoni, Deliu, Hila, Lushkja, Berisha, Hasani, Haxhiu Trajner: Orges Shehi
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet ti jepet Bashës një shans tjetër për të drejtuar PD-në?
-
Po
49.3%
-
Jo
46.5%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 2302
Lajme të tjera
-
E papritur te kampionët e Partizanit, Elton Marini largohet nga klubi?
4 Qershor, 11:30
-
ZYRTARE/ ‘Dreka e fundit’, Orges Shehi firmos me Tiranën
3 Qershor, 22:35
-
Skënderbeu rinovon me ish-in e Lazios, dy futbollistë jashtë planeve
3 Qershor, 16:57
-
Zyrtare/ Afrimi i parë për Europën, Egnatia firmos me mbrojtësin e Kombëtares
3 Qershor, 16:28
-
Zyrtare/ Pankina të 'nxehta' në Superligë, Edi Martini s'është më trajneri i Teutës
3 Qershor, 12:29
-
Vllaznia 'kokë më kokë' me Orges Shehin, Refik Halili 'tundon' trajnerin durrsak
3 Qershor, 09:44
-
Zyrtare/ Fitoi 4 trofe në tre vite, sulmuesi largohet nga Teuta! Tre 'firo' për durrsakët
2 Qershor, 13:27
-
Afrimi i parë për elitën, Skënderbeu akord me 'gardianin' e Superligës
2 Qershor, 13:00
-
Partizani 'shopping' në Dibër, pas Kekos të kuqtë janë pranë mesfushorit 20-vjeçar
2 Qershor, 11:05
-
Orges Shehi te Shkëndija, Tirana gjen trajnerin e ri brenda familjes
1 Qershor, 18:48
-
Polemikat për titullin, Alban Hoxha për Report Tv: E merituam në fushë, i kuq edhe pasi të var këpucët në gozhdë
1 Qershor, 12:42
-
Kategoria e Dytë/ Këlcyra fiton në finale mes tensionit, i merr vendin Tepelenës
31 Maj, 18:42