VIDEO/Biznesmeni i ndërtimit Andon Dhima: Si i shpëtova atentatit, 3 persona më ndoqën deri te hyrja, por më shpëtoi ashensori

Biznesmeni i ndërtimit Andon Dhima pretendon se i ka shpëtuar një atentati nga tre persona, të cilët nuk arritën në kohë për ta qëlluar në pallatin ku ai banon në Tiranë. Në 15 tetor 2020 rreth orës 22:09 Dhima, iu drejtua banesës së tij, dy persona me kapele dhe njëri prej tyre shfaqet me armë në dorë  janë futur në ambientet e brendshme dhe më pas janë larguar të qetë.

Vetë Dhima ka shpërndarë një video dhe pretendon se shpëtoi pasi  hyri në ashensor pak sekonda se të shfaqeshin dy personat të cilët mbanin kapele dhe pistoletë. Ata u larguan sapo Dhima u ngjit në katin e tij.

Për këtë ngjarje biznesmeni kërkon nisjen e hetimeve nga prokuroria dhe policia e Tiranës.

I.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me nënshtetësitë pa asnjë verifikim, a duhet të ngrihet një komision hetimor për presidentin llir Meta?

Komento

Komente

  • ashensori: 18/10/2020 12:26

    vetem duke e pare si hecen ky dhimo duket sikur ka cliruar TIRONEN ...e meriton nje shkelm b*thes

    Përgjigju
  • Bes: 17/10/2020 20:51

    E paska saju vet se 3 vet me te vra te mysin me durr skan cju duhen as postoletat ai qe pret me te heq te pret te dera shkalles tu te prit e tu bo muhabet e te heq sa kalo.

    Përgjigju
    • Sara: 18/10/2020 00:18

      Po ti ne vend qe te thuash si ka shpetuar shyqyr ben rolin e hetuesit shiko punen tende me mir se nk eshte telenovel kjo ku sajohet

  • Djjdjddj: 17/10/2020 17:35

    Duhet hetuar duke mbajtur ne konsiderate dhe sajimin per azil.

    Përgjigju
    • Djjdjdd: 17/10/2020 19:56

      Po ke mashtruar njerezit dhe nuk i ke dhene hakun qe ju takon kontraktoreve mbas qafe e ke. Keshtu qe shlyei kreditoret. Do kesh me pak por do jesh i qete. Nese je perzjere ne gjers te tjera atehere as dreqi ste ben derman jo me prokuroria.

    • Une: 17/10/2020 18:04

      Ca azili thua or mik ai ka gjysmen e pallatit ne pronesi dhe konfliktin e ka me Ben Blushin qe sot eshte drejtor te Topi. Sapo e tha llafazani i kafeneve te Tiranes Artan Hoxha.



×

Lajmi i fundit

John

Akuzat për inceneratorët/ Basha: Po kërcënohen dëshmitarët! SPAK të nis hetimet, të mos lërë të pandehurit të ikin në drejtim të paditur