VIDEO-Dokumenti/ Dhuna nga protestuesit, Berisha: Kush prek kryeministrinë, e kam për detyrë ta vras

Ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me Lulzim Bashën dhe eksponentë të tjerë të PD-së dhe opozitës kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe strukturat e tjera të shtetit se dhunuan protestuesit në tubimin e 11 majit, ku u shënua edhe incidenti me Sahit Dollapin, sekretarin organizativ të PD-së.

Por, si do të vepronte Sali Berisha në këtë rast ku u sulmua me bomba molotov selia e qeverisë dhe policia nga opozitarët e drejtuar nga PD-ja, nëse do të ishte ai kryeministër? Në një emisionin televiziv para një viti duke iu rikthyer ngjarjes së 21 Janarit, Sali Berisha pranoi se ajo qe ndodhi nuk ishte e rastësishme, madje e paramenduar nga Berisha, që tashmë akuzon Lleshajn se ka drejtuar operacionin nga drejtoria e policisë, ndërsa 'harron' që të ka deklaruar se ka qenë ai që ka drejtuar personalisht nga dritarja e kryeministrise operacionin në 21 Janar të 2011.

Për të vërtetuar këtë, ish-kryeministri thotë me zë dhe figurë se kanë qenë katër snajperë në tarracë gati për të qëlluar mbi turmën dhe një snajper i pestë bashkë me Berishën nga dritarja që drejtonte sulmin në 21 Janar. Në video gjithashtu Berisha shprehej se kush prekte edhe vetëm një polic apo postën më të largët do të vritej.

"Po preke gjënë më të vogël, do të jenë pesë snajperë, katër në të katërta anët dhe unë në atë dritare dhe në mënyrë absolute do të goditen vetëm po nuk e shpoi plumbi. Për zjarrvënësit unë do të bëjë atë që më takon me bërë. Jo Kryeministrinë, por një postë policie më të largët në Shqipëri po e prekën, në mënyrë absolute nuk do të kthehet në Tiranë i gjallë" deklaronte Berisha. 

Video-dokumenti hedh poshtë gjithë akuzat e përcjella nga opozita sot kundër veprimeve të policisë përballë dhunës nga demonstruesit deri në përdorimin e bomba molotov. Deklarata e Berishës tregon se kur ata janë në pushtet e konceptojnë kështu lirinë e protestave: me snajperë dhe vrasje.

Ne panelin e emisionit televiziv eshte per t'u vene re dhe sjellja e heshtur e gazetareve apo analisteve qe e degjojne pohimin e nje vepre penale kaq te rende, pa e nderprere Berishen as edhe me nje fjale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:26
Erjon Braçe analistëve shqiptarë: mos harroni!!

Zv.Kryeministri Erjon Braçe vazhdon me akuzat në drejtim të ish-kryeminstrit Berisha për kërcënimin që i bën demokracisë shqiptare, por pa harruar të kujtojë dhe aleatin e tij Ilir Meta. Duke kujtuar 21 janarin dhe kërcënimet e mëvonshme të Berishës për vrasjen e Ramës me snajper, Braçe u bën thirrje analistëve shqiptarë, me emër, që të mos e harrojnë.

“Andi oo Andi!
Tosi oo Tosi!
Mandi oo Mandi!
Turi oo Turi!
Adi oo Adi!
Soni oo Soni!
Diference e thelle shume!! Dhe mos harroni, ky nuk ishte vetem, kishte dhe aleatin e sotem kur i dha #Demokracise trajten e snajperit, pushkatuesit, vrasesit gjakatar! Dite te mire dhe gojen hapur deri ne fund!”,
 reagon Braçe, duke publikuar videon e Berishës.

Postimi i zv/kryeministrit Erjon Braçe
/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ema: 16/05/2019 10:31

    sa mire qe e nxoret kete video....njerezit e dine dhe I njohin por tani te rrine sus

    Përgjigju
  • Meta: 16/05/2019 10:12

    Ky vrastari me detyre, ka vrare per kryeminsitrine,por kur ishte vet mbrenda saj,tash kall kryeminsitrin se nuk eshte vet mbrnda.Vrastari ka vrar gerdecin ,ka vrae personalitete qe nga Azemi e Biznismeni Hoxha e deri te Olldashi.por ka vrar me argat mecen,si Basha,Mediu dhe te tjeret.Tash po kerkon nje "97 te dyte, nuk do vdeka kjo shemti pa perjetuar shqiptaret edhe ndonje fatkeqsi nga kjo lubi me fytyr gjysmnjeriu.

    Përgjigju
  • ETHEM LALAJ: 16/05/2019 09:42

    KUR DEGJON E SHIKON KTE NJERI NE KTE VEBD,ME VIJNE NE MENDJE TERRORRISTET E ISISIT NE SIRI,IRAK,AFGANISTAN E KO. -ISHTE FATI ME I ZI IKOMBIT TONE QE NE 1992 U VU NE KRYE TE VENDIT KY NJERI SHPIRTE-ZI,HAJDUT,VRASES. -DHE TA DINE TE GJITHE SE KY NUK LARGIHET PA E DJEGUR VENDIN PRRSERI SI NE 97,98,09,11,19,PER LLOGARI TE S

    Përgjigju
  • Patriot: 15/05/2019 14:42

    Plaku Mere ka plotesisht te drejt ne kete rast.Kush prek kryeministrin plumb ballit e jo si Rama qe flet nga Twitter dhe kriminelet i ven flaken kryeministris cdo jave.Nje burr shteti qendron ne krye te detyres dhe nuk fshihet.Tani rradhen e kan zgjedhjet e parakohshme se Rama nuk eshte burr qe ti japi plumbin si Berisha.Kjo eshte pika themelore ku Berisha eshte burr.

    Përgjigju
    • Miri: 15/05/2019 19:12

      Te ... burrin ,qe qellon me kallashnikov,njerzite me duare ne xhepa,ai eshte produkte i kesaj shoqerie mesjetare,Rama seshte mesjetare,eshte thjeshte KM ne 2019.

  • ilirjana: 15/05/2019 14:00

    sdo koment ky fjalim cpret Prokuroria ky eshte vraresi i 21 janarit e thote me gojen e tij ky eshte mallkimi i Shqiperise KY VRASES SHKATERROJ GJITHE SHQIPERINE NJERZIT I BERI HAJDUT VRASES DHE PER VETE U BENE MILJADER ME LEKET E POPULLIT KETA DUHET TE PUSHKATOHEN TE GJITHE

    Përgjigju
    • Mali: 16/05/2019 03:03

      Po eshte e vertete ajo qe shkruan por harron nji detaj te rendesishem: kush e beri Ilir Meten Presidenr republikd dhe kush e beri Gardistin Agron Malj kryetar te PS ne Mat. Edi rama e paraqiti Malajn si nje informator te tijin ndersa deshmija e tij ne gjykate ishte ndryshe nga sa pretendon Rama. Po sipas dokumentave te gardes per 21 janarin thuhet qe Agron Malaj ishte komantant i skuadres se zjartit. Pra eshte pjese e zinxhirit komandues.

  • Niku. ,: 15/05/2019 13:20

    Ky eshte Santuco e pate dhe e degjuat,keto urdhra jepen vetem nga diktatore prandaj nuk justifikohet asnji qe jep voten per kete kanibal qe po ti numurosh krimet qe I ka bere Shqiperine dhe shqiptareve duhen te rreshtosh shume libra.Mallkimi me I madh eshte kur zoti te merr femijet,perpara prinderve,prandaj kujdes Sali largqofe por mind te ndodhi

    Përgjigju
  • Pusi qe lahet vete: 15/05/2019 12:44

    Nuk ka shqiptar aty qe tju hedhin neper kazane plenash. Ju ...nk paskeni te ngopur vetem lek lek ilace i beshfshit.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 15/05/2019 12:30

    Robt ku ti kesh o gelbaze e Vicidolit

    Përgjigju
  • ERP: 15/05/2019 12:29

    Kur do te vije dita qe ta marrin zvarre kete qelbesire e ta plasin brenda?!!

    Përgjigju
  • robi: 15/05/2019 12:12

    o ty te vrafte i madhi zot si spo te vret akoma, te shpetoje nje popull qe po e mban zvarre per 30 vjet me banden e Klevis krricit te Faros dhe Flamur Herman Geringut.....

    Përgjigju
  • Berti: 15/05/2019 11:58

    Kete e dinim. Puna eshte perse nuk arrestohen Sala, Luli dhe Mona? Pastaj ke quani gazetar dhe analist ju te shq.com Qim Peken qe vrau vajzen e Lleshit ish ambasadorit tone ne Rome? Sa per trimat e Salehut hahahaha e pane te gjithe shqiptaret vrapin prej atleti te Sait Dollapit hahahahaha

    Përgjigju
  • ERP: 15/05/2019 11:40

    SB dhe Likja jane e keqja e madhe e ketij vendi. Sa te futen ne burg keta bie qetesia. Kush nuk e kupton eshte driteshkurter ose mbron interesat e tij se ka perfituar nga keta dy horra

    Përgjigju
    • vlora: 15/05/2019 12:00

      te lumte goja. Keta jane si psikovampiret po i pijne gjakun ne distance gjihte shqipetareve. Edhe atyre qe kane punesuar ne te zeze per protestat po i lene rrugeve dhe me procese penale mbi supe.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë