Report Tv transmeton sot videon ekskluzive të ekzekutimit të Boran Bërçanës dhe Silvana Ndocit, vrasja që tronditi Shkodrën

SHKODER - Vrasja e dyfishtë e Boran Bërçanës dhe Silvana Ndocit jo vetëm tronditi Shkodrën por dhe prishi ekuilibrat e brishtë të botës së krimit në kryeqendrën e veriut. 

Report TV siguron videon e momentit të ekzekutimit të ish-policit Boran Bërçana dhe bashkëshortes Silvana Ndoci më 15 Korrik.

7 sekonda i janë dashur vrasësit për të ekzekutuar Boran Berçanën dhe bashkëjetuesen e tij Silvana Ndoci, në prezencë të fëmijës së tyre brenda në makinë.

Ish-polici Boran Bërçana

Kush e donte Boran Bërçanën të vrarë? Çfarë flitet nën zë në Shkodër për këtë vrasje makabre? Përse policia e qytetit verior është ende larg identifikimit të autorit? Me këtë ekzekutim mafioz a është hapur kutia e Pandorës për një serial vrasjesh në Shkodër?

Gazetari investigativ Artan Hoxha i jep përgjigje e këtyre pyetje dhe publikon videon ekskluzive të ekzekutimit të enjten në Report TV në orën 17:00.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete