VIDEO-Ekskluzive/ Ja filmimi që tregon si u vra pa shkak Altin Balliu në Korçë

Report TV zbardh eksluzivisht pamjet filmike të momentit të vrasjes së Altin Balliut në 17 janar 2019 në qytetin e Korçës.  Filmimi, i regjistruar nga kamera e një biznesi në Korçë, hedh dritë mbi atë çfarë ka ndodhur në ekzekutimin barbar të Altin Balliut, nga Olger Mustafa ose siç njihet ndryshe në Korçë si “Geri Muçi”. Pamjet filmike të siguruara ekskluzivisht nga Report TV tregojnë rrethanat ordinere se si është kryer kjo vrasje në Korçë.  Siç shihet në pamje grupi i të rinjve, ku bënte pjesë dhe viktima Altin Balliu, që në filmime është me xhupin e kuq, ka qënë në rrugë dhe me një sjellje krejt normale. Pasi shokët përshëndeten me njëri-tjetrin dhe takohen, Altin Balliu dhe katër shokët e tij hipin në makinën Benz, dhe fillojnë të ecin mbrapsht, për të dalë në rrugën kryesore dhe larguar në banesat respektive.

Teksa shohim pamjet filmike dallohet qartë se pikërisht në këtë moment afrohet një automjet tip “Golf 5” që drejtohej nga Olger Mustafa. Nga verifikimet që ka bërë Report TV rezulton se ky person Olger Mustafa, në këtë moment duhet të ndodhej në banesën e tij, pasi një vendim i datës 30 nëntor 2017, i marë nga gjykata e Korçës, e urdhëronte Mustafën të qëndronte në shtëpi dhe të merte kontakte me shërbimin e provës. Por ky vendim i gjyqtares Flojera Davidhi nuk është zbatuar kurrë nga shërbimi i provës në Korçë, i cili as nuk ka nguruar të regjistrojë çështje për Olger Mustafën, me argumentin se nuk i kishte mbëritur zyrtarisht vendimi gjyqësor.

Por në pamjet filmike që po transmetojmë ekskluzivisht, tregojnë Benzin ku ndodhet viktima që vazhdon të eci mbrapa, ndërsa makina e cila ndodhej përball dhe që drejtues i saj është Olger Mustafa, vazhdon të eci para dhe shoferi hap derën, nga ku zbret Olger Mustafa edhe i drejtohet derës së pasagjerit para të Benzit, ku është ulur Rigers Sinani, shoku i vitimës Altin Balliu.  Pasi afrohet tek dera e Rigersit, ku ky i fundit dallohet të hapi derën, ku në këto momente Olgeri, dallohet t’ia mbylli derën me forcë duke përdorur të dyja duart dhe më pas qëllon me grushta shokun e viktimës. Më pas nga makina Benz fillojnë dalin të gjithë personat që ndodheshin në të edhe Olgeri, fillon të iki me vrap në drejtim të makinës së tij. Viktima Altin Balliu, dallohet të dali nga makina tip “Benz” në momentet që Olgeri ka qënë duke hypur në makinën e tij dhe asnjë moment nuk ka komunikuar apo të jetë konfliktuar me Olgerin. Pasi Olgeri hipën në makinë fillon të eci me shpejtësi dhe në mënyrë të pakontrolluar, ku dallohet të godasi Benzin dhe më pas të përplasi një nga shokët e Altin Balliut, të cilin e ngre në ajër, mbi kofanon e makinës dhe largohet në një rrugë tjetër.

Viktima Altin Balliu në këto mente dallohet të jetë në pjesën e pasme të makinës edhe nuk ka kontakte me vrasësin Olger Mustafa. Si pasojë e goditjes së makinës dhe tentativës për ta shtypur një nga shokët e viktimës, të rinjtë kanë telefonuar policinë e Korçës lidhur me ngjarjen dhe kanë pritur derisa të vijnë uniformat blu. Por teksa qëndron në pritje të policisë, viktima Altin Balliu dhe shoku i tij Rigersi, janë sulmuar befasisht me një levë hekuri nga Olger Mustafa, duke i shtrirë në tokë dhe çarë kokën.

Olgeri sërisht largohet nga rrezja e filmimit të kameras, ndërkohë grupi i të rinjve së bashku me Altinin largohen edhe ata nga rrezja e filmimit duke hyrë në brendësi të pallateve të lagjes ku ndodheshin. Por nuk ka kaluar shumë minuta dhe Olger Mustafa, shfaqet sërisht në rrezen e filmimit, ku këtë herë vrapon dhe në dorë mban një armë zjari pistoletë dhe fillon e qëllon me armën drejt grupit të të rinjve, ku ishte dhe Altin Balliu.

Autori qëllon në drejtim të një ose më shumë personave, pa pasur një objektiv në kokë se cilin duhet të vriste në atë moment. Djemtë janë shpërndarë në mënyrë të çorientur dhe se e gjithë skena nuk është filmuar më pas nga kamera pasi kanë dalë jashtë rrezes së filmimit. Rezulton se Balliu ka vrapuar duke u rrotulluar rreth një pallati dhe shfaqet sërisht në rrezen e filmimit, ku duket qartë se ndiqet nga Balliu, i cili i afrohet dhe e qëllon Balliun me tre plumba dy në kokë dhe një në gjoks.

Në momentin e vrasjes së Altin Balliu nga Olger Mustafa, nuk ka pasur njeri, veç qytetarit Saimir Spaho, i cili ka shkuar tek viktima dhe ka filluar të bërtasë “… e vrau, e vrau djalin…”. Olger Mustafa kishte vetëm disa kohë që ishte liruar nga gjykata e Korçës, pasi në shkallën e parë, Mustafa ishte dënuar në nëntor 2010 me 12 vite burgim për “Vrasjen me paramendim” të mbetur në tentative në dëm të qytetarit Marko Hysolli.  Pas daljes nga qelia, sërish Mustafa përfshihet në një konflikt të dytë, ku për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri të riun nga Pogradeci, Altin Balliu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 21/09/2019 08:39

    Të ngjallet xhaxhi! Vetem ai i qerronte minjtë !

    Përgjigju
  • Ruajna Mendjen: 20/09/2019 22:51

    E pabesueshme. Ata ishin ne hall te tyre. E ky kafsha vete i dhunon e u merr jeten. Si nuk u bene bashke ti kishin treguar vendin, po u shperndane ne te 4 anet

    Përgjigju
  • Shqiperi me halle: 20/09/2019 20:36

    O kriminel, po vritet djali i botes ne lule te rinis me plumb ne koke kot per budalleqe...Po ty gjyqtar qe nxorre nga burgu nje kriminel te ze gjumi naten tani qe vdiq nje i pafajshëm per fajin tend??Per 10 mij euro do kalosh nje jet te tere me ndërgjegjen qe ke vrarë nje te pafajshëm kot!!u dalshin nga hundët..u mbulofte turpi se ju sjeni gjykates,ju jeni kriminela!!!

    Përgjigju
  • ERP: 20/09/2019 19:00

    Mallkuar qofshin te gjithe ata gjyqtare, prokurore dhe avokate qe behen pale me vrasesit dhe i lejne te lire. Nje plehre e tille nuk duhet ta shohe me driten e diellit, bashke me ata qe kane bere te mundur lirimib e tij

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Presidenti kinez i paraqet Scholz-it “katër parimet” për paqen! Zelenskyy thirrje aleatëve: Dëshmoni për Ukrainën unitetin që treguat për Izraelin

Lufta në Ukrainë/ Presidenti kinez i paraqet Scholz-it “katër parimet” për paqen! Zelenskyy thirrje aleatëve: Dëshmoni për Ukrainën unitetin që treguat për Izraelin