VIDEO+FOTO: Akuzat ndaj Xhaçkës, Imami i vuri në dizpozicion Zajmina Vasjarit dy helikopterët e Ushtrisë dhe ambientet sekrete për një videoklip

VIDEO+FOTO: Akuzat ndaj Xhaçkës, Imami i vuri në dizpozicion Zajmina Vasjarit dy helikopterët e Ushtrisë dhe ambientet sekrete për një videoklip

Foto nga videoklipi i Zajmina Vasjarit

Pakkush ndoshta e kujton videoklipin e këngëtares Zaimina Vasjari, për këngën “I kom”. Një videoklip ku këngëtarja shfaqet si një ushtarake seksi, me armë e artileri të rëndë, hipur herë në helikopter e herë mbi tank, për të kapur rob apo shantazhuar “ushtarin” e saj të zemrës.

Ndërkohë që “emblematik” mbetet momentin kulmor i zbritjes së këngëtares Zajmina nga helikopteri i Forcave Ajrore të Republikës së Shqipërisë, në ambientet e këtij reparti.

Më pas dhe në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, ku ish ministri i kohës aktori Arben Imami me sa duket kishte rikthyer momentet magjike të rolit të tij në filmin “Ballëpërballë”!

Por me aktore kryesore një këngëtare që po bënte një klip dhe disa “ushtarë” të zemrës, ngjarje të cilat ishin zhvendosur nga deti në territorin e Sigurisë së Lartë të ushtrisë shqiptare.

Nuk do të na ishte kujtuar një klip i tillë, pasi mbresa e vetme ishte debati që kishte shpërthyer në atë kohë për xhirime dhe eksplorime në ambientet e Forcave të Armatosura, deri kur opozita e cila ka në përbërje edhe ish- shefin e shtabit të FA të asaj kohe Xhemal Gjunkshi, të mos na e kishte kujtuar me lajmet “fake” që përdor gjithnjë.

Pasi kanë “përndjekur” ministren aktuale të Mbrojtjes Olta Xhaçka duke pretenduar për një udhëtim me helikopter për nevoja pune dhe të ushtrisë, ishte një stërvitje që u realizua, nuk ka si të mos na vijë në kujtesë përdorimi për një javë rresht i dy helikopterëve të ushtrisë shqiptare për të xhiruar një video-klip nga këngëtarja shqiptare Zajmina Vasjari.

Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami i ka vënë në atë kohë në dispozicion dy helikopterë të ushtrisë shqiptare këngëtares Vasjari, për të realizuar videoklipin për këngën e saj.

Ngjarja daton në prill të vitit 2013, vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare, kur pas një shkrese dërguar ministrisë së Mbrojtjes, e konkretisht ish- Sekretarit të Përgjithshëm Edvin Kulluri, ky institucion i ka vënë në dispozicion të këngëtares dy helikopterë të ministrisë ‘AB- 205’.

Kërkesa formale me numër. 3171 daton 18 prillin e vitit 2013, dhe brenda ditës rezulton se Kulluri i ka kthyer përgjigjen pozitive. Po atë ditë Edvin Kulluri, me shkresë 3171/1 i ka kërkuar Regjimentit të Helikopterëve në Farkë, të vihen në dispozicion të kompanisë private ‘Max production’ dy helikopterët.

Pas kësaj shkrese, ish-Komandanti i Forcës Ajrore, Dhori Spirollari përmes një mesazh-faksi nr. 200 datë 26 prill 2013, urdhëron dy helikopterët ‘AB- 205’ të kryejnë fluturime stërvitore në lartësi 30 metra.

Pavarësisht kohës së kufizuar të vënë, për të realizuar një klip sa më të mirë dhe me pamje sa më afër së vërtetës, janë dashur një javë prova, fluturime, hedhje, kthime dhe ripërsëritje të ngritjes dhe uljes së helikopterëve. Por dhe përshtatje ngjyre të flokëve, fustanit dhe ambientit!

I përmban dhe “protokolli” i një video-klipi këto, pasi nuk janë rastësi dhe lajmet nga VIP-at botërorë që për realizimin i skenave të tilla, harxhoheshin muaj të tërë, kishte rraskapitje deri në rënie të fikti, derisa produkti dilte siç e kishte menduar autori.

Por komandanti i Forcës Ajrore i asaj kohe hyn deri në detaje, teksa udhëzon mundësinë e realizimit të një procedure varjeje helikopteri, në interes të realizimit të këtij video-klipi, duke pasur parasysh rregullat e filmimit në zonat e klasifikuara. Megjithëse gjithçka është pasqyruar dhe është publike tashmë dhe në motorin e kërkimit “google”!

Do të thotë ndokush po shefi i shtabit Përgjithshëm të asaj kohe Xhemal Gjunkshi çfarë bënte?! Atë e ka thënë shumë qartë në kabllogramin e tij ish ambasadori i SHBA në Tiranë Xhon Uidhers, i cili raportonte në DASH se Gjunkshi merrej me vjeljen e “taksës” 7 mijë dollarë për çdo komando që shkonte në Afganistan! E ka thënë Uidhers jo ne të medias, as FA-të!

Kishte dhe hallin e pajisjes së Forcave të Armatosura me rroba të reja, dhe po udhëzonte për tenderin e tyre për 10 vitet e ardhshme. Është shkruar atëherë kur PS ishte në opozitë dhe është përcaktuar dhe shuma e përfituar, minus paratë që akuzohej, nuk është vërtetuar, se i kishte dhënë Shkëlzen Berishës për ta emëruar në atë detyrë.

Por që të kthehemi tek video-klipi i Zajmina Vajsjarit me dy helikopterët e ushtrisë shqiptare, pas publikimit të skandalit në atë kohë vetë këngëtareja ka reaguar duke thënë se “gazetarët më kanë marrë në telefon për këtë çështje dhe nuk jam prononcuar pasi kjo është bërë një çështje politike. Nuk kam motiv të akuzohem dhe të frikësohem,” tha ajo.

Dhe me thënë të drejtën Zajmina s’ka bërë asnjë faj, ka realizuar një video-klip në ambientet e ushtrisë me helikopterët e ushtrisë, me kosto zero. Gjithkush do ta bënte një gjë të tillë.

Ndërsa ish- Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri, u shfajësua duke thënë se ai vetëm sa e ka përcjellë shkresën tek Forca Ajrore dhe se është struktura përkatëse që vlerëson më pas shkresën e tij. Forca Ajrore kishte vendosur, normal por sekretari i Përgjithshëm është realisht numri dy i çdo ministrie, kush guxon të reagojë kundër!

Por po të analizojmë tashmë në mënyrë ligjore dhe strikte të ushtrisë, e cila që nga viti 2009 ishte pjesë e NATO-s me të drejta të plota, vërejmë se janë shkelur të gjitha ligjet, vendimet dhe rregulloret e mundshme në fuqi atëherë dhe sot e kësaj dite.

Shkelje e ligjit është tejkalimi i kompetencave të Sekretarit të Përgjithshëm, duke iu drejtuar direkt repartit 3006 dhe jo Shtabit të Përgjithshëm ose Komandës Ajrore dhe pa miratim nga Ministria e Mbrojtjes.

Shkelje tjetër e rëndë është fakti se nuk rezulton të ketë praktikë të nxjerrjes së urdhrit për realizmin e këtij aktiviteti. Nga ana e zbatimit formal të marrëveshjes së paligjshme, kemi një tejkalim disa orësh dhe ditësh të kohës së aktivitetit nga 2 misione, që nuk është e reflektuar dhe e justifikuar në raportin ditor të dokumentacionit e fluturimit.

Njëherësh janë shkelur rregullat e sigurisë së fluturimit sepse janë bërë filmime në zona të klasifikuara si sekret, që nga pista në Farkë e deri në reparte të sigurisë së veçantë dhe vetë ambientet e ministrisë së Mbrojtjes. Theksuam, ishim dhe atëherë vend anëtar i NATO-s.

Në fund, janë shkelur dhe procedurat për mosfaturimin e këtij shërbimi ndaj palëve të treta, ku të jetë përcaktuar kostoja financiare për këtë aktivitet që do të kryente kjo kompani private.

Nuk është shënuar në asnjë procesverbal sa ka qënë kostoja, që sipas burimeve nga Forca Ajrore nëse do të llogaritej në mënyrë linare lëvizja e dy helikopterëve, për ditët në dizpozicion të Zajminës, i bie që të kenë përshkuar distancën ajrore Vermosh-Konispol dy herë. Duke qënë dy helikopterë, imagjinojeni koston e lartë të këtij video-klipi për ushtrinë. Që ka harxhuar shumë!

I tejkalon shumë ato 10 mijë euro që pretendon PD, me dyshen Albana Vokshi-Xhemal Gjunkshi, se në atë udhëtim të rrallë pune në Dibër dhe në funksion të stërvitjes, ka kryer ministrja aktuale e mbrojtjes Olta Xhaçka.

Ironik në rastin e ish ministrit të PD Arben Imami është fakti se mijëra eurot u shpenzuan për një klip të një këngëtareje shqiptare, jashtë objektit të FA.

Sikur të kishte qenë këngëtarja pjesë e Qendrës së Kulturës në këtë ministri, dhe mund të “justifikohej” angazhimi i Forcës Ajrore me kapacitet të plotë aq sa tmerruan dhe zonën e “Freskut”, duke qëndruar dhe bërë karshillëk dhe mbi shtëpinë e ish Presidentit Bamir Topi, asokohe kundër qeverisë së Berishës.

Madje mund të justifikohej dhe sikur të bëhej ndonjë video-klip me këngët dhe jetën e Vaçe Zelës, këngëtares së famshme shqiptare që ka qenë dhe pjesë e Ansamblit të Ushtrisë, apo ndonjë këngëtareje tjetër të madhe. Po për Zajmina Vasjarin, sikur është e tepërt. Nuk kemi asgjë me të, por është këngëtare e re dhe pa asnjë lidhje me ushtrinë./TemA

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tosi: 28/11/2020 18:09

    Po per Flamur Herman Geringun qe mori nga rruga kengetaren tallava dhe e beri drejtoreshe ne ministri qe ti bente fresk Muli horrit ne pushimin e drekes se donte nocke hunderri, se ajo kengetarja rrinte dhe pa brecka ne orar te punes. Asnje fjale nuk keni ju te vrimes celesit te pd se per kete fakt.

    Përgjigju
    • Sulua: 29/11/2020 22:22

      Po ti zdi ahmurit shitese boutiku drejtoresh ne ministri financave .

  • BENI: 28/11/2020 17:31

    ZAJMINA eshte kukull ,,,,,ka tolerime per kukullat...

    Përgjigju
  • BABULI TA NGULI: 28/11/2020 16:16

    O ELTON TYTA E NDRYSHKUR OLTA XHAXHKA ËSHTË MINISTRE E MBROJTJES E AJO KA TË DREJT INSPEKTIMI NË TË GJITH TERITORIN E SHQIPRIS E TI DO THUASH QË S'KA TË DREJT TË BËJ INSPEKTIM. PO JO TË VËSH NË DISPOZICJON TË KSAJ ZHGARAVINE QË ÇIRRET 2 HELIKOPTER. A E KUPTON TI SE ÇFAR PARZIE ËSHTË PARTIA QENEF WC E KRYEKRIMINELIT MË BASTARD TË SHQIPRIS MALOKUT SALHE KËRMA. A MUND TË DEGJENEROI SHTETI NË KTË LLOI DEREXHEJE SIÇ KISHTE DEGJENERUAR SHTETI NË KOHËN E QENIT KËRM SALMUT. A E KUPTON TI NDRYSHIMIN APO S'TË PUNON TRURI. NË ÇDO VËND TË BOTËS MINISTRI I MBROJTEJES LËVIZ ME HELIKOPTER. E KU E PA PARTIA WC PD QË LËVIZI PËR FUSHAT KU I KA FAKTET ? ? ? MOS E DHËNT ZOTI TË VIN DHE NJËHER TJETËR PARTIA WC PD NË PUSHTET E SHIFE TI SE ÇFAR I BËN SPIUNI SËRBIT DALMUTI SHQIPRIS. PO SHYQYR ZOTIT QË SHQIPTARËT JAN SHUM TË ZGJUAR E SKAN MENDJEN TËNDE O ELTON TYTA E TOPIT. FALEMNDERIT PËR MIRKUPTIMIN O ELTON TYTA.

    Përgjigju
  • PDL: 28/11/2020 15:55

    Po ku goje te flase Ciletat per abuzime, PD i veshi oficer vasjaret e zajleshve, le pastaj te tjerat

    Përgjigju
  • Elton: 28/11/2020 15:36

    Dakort qe PD I vuri ne dispozicion dhe beri gabim. Po perdorimi I helikopterit nga MM ishte per arsye zyrtare te MM apo aktivitet tjeter? Nese dikush ka bere gabim apo faj ne te shkuaren, kjo nuk do te thote qe te abuzosh apo gabosh me pak eshte e justifikueshme. Nga njehere konteksri I situates eshte edhe me agravues she si perfundim zonja Xhacka rose te deklaroje arsyet e verteta te fluturimit nese ishte ne interes te detyres se saj si MM ose te Jerome falje. Ndersa ju si Media jepni informacione she mundojuni te jone te balancuar she fact-checking, jo te marni ane. Be professional all the time.

    Përgjigju
  • Yyy: 28/11/2020 15:12

    Ore mire qe e beri imami po ju pse i ndiqni gjurmet , ju hidhni e priani topin , nderkoh ne paguaj helikopterin si te xhackea ashtu dhe imamit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Meta flet për tradhtarë brenda PL-së, Kejdi Mehmetaj: S’jam dakord për këto terma

Meta flet për tradhtarë brenda PL-së, Kejdi Mehmetaj: S’jam dakord për këto terma