Videoja e imamit: Shkoni në Siri
burrat në FB janë vetëm lepuj

Videoja e imamit: Shkoni në Siri<br />burrat në FB janë vetëm lepuj
TIRANE- “Burrat që qëndrojnë në “Facebook” dhe shajnë luftën e shenjtë në Siri, nuk janë burra por lepuj”. Kështu u drejtohet dëgjuesve të tij Genci Balla ose siç njihet ndryshe me emrin Abdurrahim Balla.

A1Report dhe Shqiptarja.com publikon videothirrjet për rekrutimet për luftën e xhihadit në Siri të besimtarëve myslimanë shqiptarë. Thirrjet kryhen nga imami i vetëshpallur Genc Balla dhe 70-vjeçari Medi Manallari.

Për Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda,  Balla është organizatori i rekrutimit të mbi 50 personave, stërvitjen e tyre nga ana ushtarake dhe më pas dërgimin nëpërmjet disa personave të tjerë të grupit, me bazë veprimi në Shqipëri dhe Turqi, në betejat e përgjakshme të Sirisë.

“Shqiptarja.com” ka zbuluar disa video të publikuara në internet nga Genci Balla, duke bërë propogandën e luftës së Sirisë dhe sharë njerëzit që e komentojnë dhe kundërshtojnë këtë luftë xhihadiste në rrjetet sociale, televizione dhe vende të ndryshme. Videoja nuk përmban pamje filmike, por është vetëm me foton e Osama bin Laden dhe një luftëtari sirian. Ndërkohë është hedhur në internet me: “Abdurrahim Balla: Fitnet në Siri”. Kjo video propagandistike dhe shumë materiale të tjera, si CD, libra dhe materiale të tjera me thirrje terroriste janë administruar në dosjen e prokurorisë.

Ushtria e “Tagutit”
Në videon ku dëgjohet vetëm zëri i Abdurrahim Ballës, tregohet që në hyrje të fjalimit, se të pranishmit do të njiheshin me situatën në Siri. Sipas Abdurrahim Ballës, në këtë shtet po bëhet një luftë e shenjtë mes dy ushtrive, ushtrisë së lirë dhe ushtrisë së “Tagutit”, duke nënkuptuar forcat Ushtarake të Assadit. Në video, Balla bënte thirrje që çdo besimtar të shkonte në këtë luftë të shenjtë për të vendosur dhe krijuar shtetin islamik. Ndërkohë spekulantët i quan frikacakë dhe ja ka lënë në dorë Allahut për t’i dënuar. Sipas ligjëratës së Abdurrahim Ballës, luftëtarët shqiptarë që shkojnë në Siri bashkë me gra dhe me fëmijë, luftojnë vetëm për Allahun dhe jo për privilegje financiare.


  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: SHBA po vlerëson mundësinë për të furnizuar sërish me armë për Izraelin

Wall Street Journal: SHBA po vlerëson mundësinë për të furnizuar sërish me armë për Izraelin