Videoja e publikuar nga Valteri/ Gazetari Qyno: Grupet kriminale përdorën deputetin për të sulmuar Ramën, Lleshajn e Braçen

TIRANË- Për gazetarin e Shqiptarja.com, Elton Qyno, publikimi i videos nga deputeti Halit Valteri nga atentati i prokurorit Arjan Ndoja është me qëllim për të sulmuar politikisht kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe zv. kryeministri Erion Braçe. Kujtojmë që para se të ndodhte atentati, kryeministri Edi Rama dhe zv. Kryeministri Erion Braçe e kanë cilësuar prokurori se ‘KÇK’ (Kap Ça të Kapësh)

Sipas gazetarin, videoja po përdoret si shantazh për të bërë politik në sallën e parlamentin, dhe fakti që kjo video arriti deri në Kuvend, Qyno tha se është tregues i fortë që krimi është i lidhur ngushtë me politikën. 

"Është një video që tregon Rredjan Rajës që ecën me Ariol Halilaj, dyshohet si të arrestuar për atentatin. Është një video që tregon episodin e ecjes ku pretendohet se Rraja dhe Halilaj janë në momente që po largohen nga vendi i ngjarjes, por nuk jep detaje të tjera. Duket qartë që është një video e përdorur politikisht nga grupet kriminale në qytetin e Durrësit, për të bërë divergjenca, por edhe për të sulmuar politikisht Lleshajn, Ramën dhe Braçen, të cilët e kanë sulmuar prokurorin para se të ndodhte atentati dhe tashmë ka ardhur koha që pala tjetër që është si viktimë të përdorë video të personave të arrestuar dhe t'i coj nëpërmjet deputetëve në sallën e parlamentin duke e lidhur me divergjencat politike. Kjo video e ka vetëm pala e dëmtuar se në këtë çështje nuk po heton vetëm prokuroria dhe policia, por edhe Landi Muharremi dhe Arjan Ndoja duke arritur të sigurojnë prova që të krijojnë deduksionet e tyre se nga kush ka ardhur atentati, ata e dinë, por kërkojnë që këtë çështje ta ndjekin ligjërisht.

Fakti që këto video po përdoren si shantazh për të bërë politik në sallën e parlamentin, do të thotë që krimi është shumë i fuqishëm, po anatemon edhe policinë si të pafuqishme për të siguruar prova", tha Qyno në emisionin "Live sot në Shqipëri" në Report Tv. 

Kujtojmë që para se të ndodhte atentati, kryeministri Edi Rama dhe zv. Kryeministri Erion Braçe e kanë cilësuar prokurori se ‘KÇK’ (Kap Ça të Kapësh)

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht