'Videoja është e imja, por jo për vajzën'/ Zbardhet dëshmia e policit të arrestuar për ngacmim seksual

Inspektori i Policisë në Malësinë e Madhe Berhan Bajrakurti

Report Tv zbardh dëshminë e inspektorit të policisë që është arrestuar në Malësinë e Madhe me akuzën e ngacmimit seksual të një 15-vjeçareje. Ai pranon autorësinë e videos, por jo akuzën për ngacmim seksual të vajzës. "Videoja është e imja, por nuk ka lidhje me ngacmimin për të miturën. Kam qenë duke komunikuar me një tjetër person që kam një lidhje" mësohet se ka thënë Berhan Bajrakurti.

Inspektori i Policisë në Malësinë e Madhe Berhan Bajrakurti, u vu në pranga dje nga kolegët pas denoncimit. Report Tv zbuloi rrugëtimin e tij në polici, nga shkarkimi në 2008-ën, puna si faturino dhe rikthimi në detyrë pasi bëri komisionerin në zgjedhjet lokale të 2015-ës (lexo ketu).

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh për mediat pas vizitës në komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe se janë në kërkim të denoncuesit të rastit, i cili nuk është gjetur deri tani. "Polici është i arrestuar mbrëmë. Policia e Shtetit që mbrëmë po kërkon denoncuesin, i cili nuk gjendet. Pyetja themelore sot është; kush është denoncuesi. Do ta sqarojmë shumë shpejt' deklaroi ai për mediat (lexo ketu).

d.ba./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Tërmeti i 26 Nëntorit, a keni besim se përgjegjësit do të ndëshkohen?

Komento

Komente

  • Shefi: 13/02/2019 00:56

    Ore sguxojm ti biem as me dore ne punonjesit e rendit cna beri ky lleshi cna beri.

    Përgjigju
  • Vekeciku: 12/02/2019 18:36

    Videon ja dergonte Argita Berishes pulici ljo e e beri publike

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 12/02/2019 14:21

    O kazan keni marre policin ne qafe kot!! Eshte njesoj sikur te dilte ndonjeri dhe te thoshte se videon e gazetarit te TCH me skena te ngjashme ia gjeta vajzes ne celular sepse ...ai kishte muaj qe e perndiqte!! Jane mbytyr te gjithe ne nje luge uje si me Babalen!!

    Përgjigju