Videoja që ka 'pushtuar' rrjetin/ Merkel dridhet në takimin zyrtar, presidenti ukrainas 'bën sehir'

Kancelarja gjermane Angela Merkel është gjendur në një situatë të pazakontë në pritjen shtetërore për presidentit e ri ukrainas, Volodimir  Zelensky. Kancelarja është filmuar duke u dridhur gjatë gjithë kohës, teksa po luheshin himnet e dy vendeve, dhe siç ajo deklaroi më pas, shkak ka qenë dehidratimi i trupit. Termometri në ato momente shënonte 30 gradë celcius. Pyetur nga gazetarët për gjendjen e saj shëndetësore, Merkel, 64-vjeç tha se e mori veten, pasi konsumoi 3 gota ujë që i kishte të nevojshme.

"Unë kam pirë të paktën tre gota ujë dhe kështu tani jam më mirë", tha ajo.

Në videon e publikuar nga mediat e huaja, ka tërhequr vëmendje mosreagimi i presidentit ukrainas Zelensky. Ai vijonte të qëndronte sikur çdo gjë pranë tij, po shkonte normalisht. Por këtë qëndrim, ai e "justifikoi' duke thënë: Ajo ishte duke qëndruar pranë meje dhe ishte plotësisht e sigurt.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është përdorur për përfitime politike pandemia e koronavirusit?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Mungonte Braçe që duhet të prezantonte pr.ligjin, shtyhet Komisioni për Integrimin! Hajdari: Të paktën është online dhe s'keni pasur angari të vini në zyrë