Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar pamjet 3D të projektit të Portit të Durrësit, i cili pritet të transformohet pas një investimi 2 miliard euro dhe që do të ndërtohet nga kompania nga Emiratet e Bashkuara Arabe, EMAAR Group.
Rama ka zgjedhur sot ta ndajë me ndjekësit e tij pamjet e projektit, pas prezantimit zyrtar që bëri mbrëmë në qytetin bregdetar.
“Mirëmëngjesi Durrësi”, shkruan Rama krahas videos.
Porti i ri Turistik i Durrësit do të nisë shumë shpejt punimet dhe për 6 vite do të ketë përfunduar duke u kthyer në zemrën e turizmit shqiptar dhe një forcë e madhe për ekonominë shqiptare. Kjo ka qenë deklarata mbrëmë nga Durrësi e Kryeministrit Rama gjatë prezantimit të masterplanit për portin e ri turistik që do të jetë më i madhi në Ballkan. Gjatë fjalës së tij Rama tha se projekti është i ndarë në 5 faza dhe për 6 vite do të jetë i prekshëm për të gjithë dhe se do të hapen 4 porta në bregdetin tonë nga Adriatiku në Jon.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.3%
-
Jo
26.9%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 2318
Lajme të tjera
-
Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë
24 Prill, 16:10
-
INTERVISTA/ Arrestimet e ‘5D’ Rama për Report Tv: SPAK le t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit! 'Emisioni i RAI3', Kryeministri: Shqipëria u sulmua me duart e italianëve, malli nga Tirana
24 Prill, 14:25
-
Emisioni i Rai 3, Rama: Sulm ndaj Melonit në kurriz të Shqipërisë! Shpifje për vëllanë tim, ngulmimi i moderatorit për Agaçin djallëzor
24 Prill, 09:51
-
Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë
23 Prill, 21:00
-
Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve
23 Prill, 14:54
-
FOTOT/ Rama ndan pamjet nga kantieri i Mozaikut të Tiranës: Një tjetër stacion modern që do tërheqë turistët
23 Prill, 14:11
-
Rama sqaron për Shqiptarja.com telefonatën me drejtorin e RAI3 dhe shkrimin e 'La Repubblica': Emisioni "Report' shpifje! U skandalizova nga qasja kriminale
23 Prill, 13:05
-
Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë
23 Prill, 08:18
-
Hap dyert shkolla e re ‘Demokracia’ në Valias, Rama inspekton punimet! Ministrja: Këtë vit kantiere në 40 shkolla të tjera
22 Prill, 14:59
-
Rienergjizimi i PS/ Rama tur takimesh me diasporën shqiptare, e nis me Athinën më 12 maj
22 Prill, 13:07
-
Programi për kujdesin e shikimit, mbi 55 mijë fëmijë kryen kontrolle
22 Prill, 12:50
-
VIDEO/ Rrugëtim nëpërmjet teknologjisë në thesaret e Kullës Veneciane në Durrës
22 Prill, 10:04
/ENDRI/,mendoj qe /DISAPPOINTED/ ka pak te drejte.Nese Dubai ka kete stil,eshte sepse jane ne shkretetire.Kur je ne shkretetire,stili duhet te respektoje ambientin dhe natyren perreth,pa teprime dhe ekzagjerime.S.d.q.porti kishte nevoje per nje rinovim e rregullim.Mendoj qe shteti para se te beje projekte te tilla,duhet te marre opinionin e milenieve (moshat e reja).Te rinjte e sotem preferojne ekoturizmin.Ky port me ndertesa miliona $ ,me jahte te ankoruara afer,tregon per llojin e turistit qe do te qendroje aty.Turisti qe pritet te zbarkoje aty,ka per te qene pasanik,pronar jahti,nafte,VIP i nivelit te mesem e te ulet,trafikant droge, etj;po keshtu i njejti turist pritet te shpenzoje parate ne hotelet, baret,restorantet dhe dyqanet perreth me mallra e cmime ne perpjesetim te drejte me ambjetin e krijuar,sherbimin e ofruar,si dhe me kuleten e ketij turisti.Mos prit qe keto zona te jene te mundura per portofolin e te rinjve te sotem qe i shikon me canta shpine,batanije e tenda ne kurriz,qe ngasin bicikleta e motocikleta,ne vend te Bensave,Ferarit,Lamborginit;qe hane pica e pine Coka-Cola,ne vend te vererave e shampanjave.Po keshtu kjo duket si molle e ndalueme edhe per shqipot e thjeshte e te varfer. .
PërgjigjuNuk duam ndërtime ,kulla e beton,Boll më! Duam Turizëm Natyrore,pastaj po Porti industrial i ngarkim shkarkimit ku do jetë?!
PërgjigjuPORTI I RI DO TE BEHET NGA PORTO ROMANO ATY KU JANE VENDOSUR DEPOZITAT E NAFTES DHE GAZIT.
Kjo eshte nje perle nese behet. Komplet stil i Dubait qe shperthen nga turistat. Te quash kete beton do te thote te mos e kesh haberin e te bukures fare