Video/Sot buzëqeshën për koalicionin pazgjedhor, por para pak kohe Basha betohej: S’bëj pazar dhe s’do bashkëqeveris kurrë me LSI-në

Paqëndrueshmëritë e deklaratave të Lulzim Bashës janë të dukshme dhe kjo nuk ka nevojë të kalojë shumë kohë për t’u kuptuar. Ndërsa sot u shfaq i buzëqeshur dhe plot shpresë për të ardhmen se PD së bashku me LSI do të arrijnë të nxjerrin vendin nga bataku që e ka futur Rama dhe do të risjellin shpresën në vend, jo shumë larg por vetëm 4 vite më parë Basha përbetohej se nuk do të bënte kurrë pazare dhe nuk do të bashkëqeveriste me LSI. Ndërsa sot bëjnë kalkulime për kandidatë të përbashkët me justifikimin e maksimizimit të votës.

Në qershor të 2017, një ndër premtimet më të bujshme të kreut të PD ka qenë refuzimi i çdo mundësie bashkëqeverisje me LSI, pasi sipas tij, është një parti klienteliste dhe se mes PD dhe LSI nuk ka asgjë të përbashkët. 4 vite më parë Basha shprehjet se LSI lëviz nga fryn era dhe ngjitet pas partive të mëdha vetëm për vende pune.

"LSI është bërë simbol i këtij modeli, një parti që shkon nga fryn era vetëm për të kapur vende pune, vetëm për të kapur tendera dhe koncesione, ka ndërtuar modelin e një partie klienteliste, pa axhendë, pa program që ngjitet pas çdo koalicioni vetëm për të kapur vende pune kurrë më mos lëntë demokratët në dyshim që unë si kryetar i partisë mund të bëjë një pazar", thotë Basha.

Fakti që Basha është i paqëndrueshëm me deklarata e tij duke e bërë të pabesueshëm e kanë vënë re dhe demokratë, por duhet të presim për të parë reagimin e tyre në zgjedhjet e 25 prillit, nëse ata do të mund ta ‘kapërdijnë’ këtë bashkim të PD-LSI.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 01/03/2021 20:35

    Nuk ka cudi ketu,,llumi kerkon llumin...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Lautaro në lot: Një ëndërr, tani s'e mendoj rinovimin

Lautaro në lot: Një ëndërr, tani s'e mendoj rinovimin