I kapin kamerat, shikoni tre hajdutët që bëjnë kërdinë në Belsh duke vjedhur lekë, makina dhe biznese (VIDEO-Ekskluzive)

BELSH-Tre hajdutë kanë bërë 'kërdinë' duke vjedhur disa banesa dhe biznese. Report Tv ka siguruar dy video nga vjedhjet që kanë bërë tre hajdutët në Belsh. Në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Report Tv duken tre hajdutët të maskuar, njëri pas tjetrit që futen në një banesë dhe e grabisin duke marrë lekët dhe sendet me vlerë që ndodheshin brenda.

Autorët ende nuk janë arrestuar, por janë kapur nga kamerat e sigurisë. Hajdutët kanë hyrë në banesat e personave me inicialet G.H. duke i vjedhur një shumë të konsiderueshme parash ditën e diel, ndërsa pre e këtij fenomeni më pas ka rënë edhe banesa e G.Gj. ku po ashtu kanë marrë një shumë parash dhe janë larguar në errësirë me shpejtësi sapo është zgjuar e zonja e shtëpisë, e cila i ka ndjerë lëvizjet.

Po ashtu pak kohë më parë personave me inicialet B.Z. C.H. dhe B.A u kanë vjedhur makinat. Pas këtyre ngjarjeve banoët e prekur kanë denoncuar rastet dhe policia ka nisur hetimet por deri tani nuk është arrestuar asnjë nga autorët e dyshuar. Banoret shprehen tepër të shqetësuar pasi në zonën e Belshit po ndodhin shumë vjedhje dhe kanë frikë të qëndrojnë në banesat e tyre pasi kanë fëmijë të vegjël dhe prindërit e moshuar.
1580233814_hajduteteelbasanit.jpg

Hajdutët të kapur nga kamerat e sigurisë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sulejmëni: 28/01/2020 22:10

    Kapini dhe futini në fuçi me m ut qe të tre dhe lerini ashtu të zhytur në m ut deri në hundë për tre dite, nje ditë për secilin. Pastaj shetitini neper qytet të lebetitin dynjanë e tu thahet m uti në lekure.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit