Vidhet gjatë natës një kompani private në Durrës, arrestohet roja! Nuk monitoroi kamerat dhe nuk njoftoi policinë

Vidhet gjatë natës një kompani private në Durrës, arrestohet roja! Nuk monitoroi kamerat dhe nuk njoftoi policinë

Foto ilustruese

Një kompanie private është grabitur gjatë natës në Durrës, nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa në pranga u vu roja private, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 14, ku në kompaninë private në pronësi të një personi me inicialet A. D., 29 vjeç, është marrë një sasi lekësh.

Ndërkohë, roja, një 58-vjeçar me inicialet A.H., akuzohet se nuk ka monitoruar kamerat e sigurisë si dhe nuk ka njoftuar policinë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit