Vidhet gjatë natës një televizion lokal në Peqin, autorët thyejnë derën dhe marrin kompjuter e televizorë

Vidhet gjatë natës një televizion lokal në Peqin, autorët thyejnë derën dhe marrin kompjuter e televizorë

Vendi nga ku u futën hajdutët

PEQIN - Një televizion lokal ka rënë pre e një vjedhje në qytetin e Peqinit gjatë natës. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë brenda ambienteve të 'Tv Klaudiana' në Peqin  ku më pas kanë vjedhur kompjuterat, televizorët dhe mjete të tjera teknologjike brenda këtij televizioni.

Vjedhja është konstatuar nga një punonjës i televizionit, i cili ka shkuar në punë për të verifikuar defektin e shkaktuar në sinjalin e transmetimit, ku më pas ka vënë re edhe derën e thyer nga autorët.

Më pas ai ka njoftuar policinë të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë mbi zbardhjen e denoncimit të bërë nga administratori i 'Tv Klaudiana', Gazmend Vogli për këtë vjedhje. Ndërkohë policia vijon hetimet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Revista skoceze: Riviera Shqiptare, destinacioni i pushimeve evropiane me plazhe tropikale

Revista skoceze: Riviera Shqiptare, destinacioni i pushimeve evropiane me plazhe tropikale