Vidhnin monopatina nëpër Tiranë, vihen në pranga dy të rinj! Në kërkim bashkëpunëtori i tyre
Monopatinat e sekuestruara
Dy të rinj janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi vidhnin biçikleta dhe monopatina në zona të ndryshme të Tiranës.
Të rinjtë e arrestuar, D. Sh., 18 vjeç dhe S. H., 19 vjeç, në bashkëpunim me 17-vjeçarin e shpallur në kërkim, dyshohet se më 1 tetor 2023, kanë vjedhur një monopatinë në Rrugën e Kavajës.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se S.H, siguronte sendet e vjedhura nga D. Sh. dhe nga 17-vjeçari, të cilat më pas i shiste kundrejt përfitimeve të ndryshme monetare.
Për pasojë, dy të rinjtë u vunë në pranga, ndërsa bashkëpunëtori i tyre 17-vjeçar është shpallur në kërkim.
Gjithashtu, u vu nën hetim K. L., 19 vjeç, banues në Tiranë, i cili teksa shoqëronte D. Sh., iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e S. H., uniformat blu gjetën një biçikletë elektrike dhe 4 monopatina, të dyshuara të vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me lëndën narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A parashikoni që Berisha do t'ia lërë trashëgim partinë Argita Berishës?
-
Po
62.8%
-
Jo
25.4%
-
S'i dihet
11.8%
Vota total: 1744
Lajme të tjera
-
‘Drejtësi për Liridonën’, aktivistet protestë para ambasadës së Prishtinës në Tiranë! Ambasadori Durmishi: Krim monstruoz
3 Dhjetor, 12:29
-
Vrau fqinjin për kanalin e ujërave të zeza, Maliq Marku lihet në burg! Ditën e vrasjes preu biletë për në Angli
3 Dhjetor, 11:30
-
Dhunimi i gazetarit Gjergj Zefi, arrestohet një nga autorët, i sekuestrohet makina dhe telefoni
2 Dhjetor, 20:21
-
Pëllumb Gjoka e të arrestuarit e operacionit 'Metamorfoza' kërkojnë lirinë në Gjykatën e Lartë! Duan të mos merren si provë përgjimet në SKYECC
2 Dhjetor, 12:05
-
Përfundon Rruga e Çekrezës, Veliaj publikon pamjet
2 Dhjetor, 10:58
-
VIDEO/ Shkrumbohet makina 50 mijë euro e Kozak Braçit, dyshohet e qëllimshme! U dogj poshtë pallatit në Allias! Personazhi i 'Tik Tokut': Rrugëve jam 24 orë, hajdeni më gjeni
2 Dhjetor, 09:05
-
Buxheti 2024, Veliaj takim me qytetarët: Vitin tjetër ndërtojmë më shumë shkolla, kopshte e çerdhe, me të njëjtën cilësi si në qendër, edhe në periferi
1 Dhjetor, 17:10
-
AKSHI: Do të hapen edhe 216 laboratorë të tjerë, smart, në shkollat 9-vjeçare të vendit
1 Dhjetor, 16:26
-
Vocaj takim me policë me origjinë shqiptare, pjesëtarë të “Ilyrian Society” në New York
1 Dhjetor, 13:51
-
Durrës/ Kreu 3 vjedhje brenda 10 ditësh, pranga 32-vjeçarit
1 Dhjetor, 13:08
-
Nga dhuna në familja te vjedhja, 7 të arrestuar në Tiranë
1 Dhjetor, 12:21
-
Basketboll/ Rezultat i ngushtë kundër Flamurtarit, Partizani i vajzave fiton Superkupën e Shqipërisë
1 Dhjetor, 12:02