Vidhte para dhe sende të ndryshme në banesa dhe dyqane, policia e Kavajës vë në pranga 36-vjeçarin

Vidhte para dhe sende të ndryshme në banesa dhe dyqane, policia e Kavajës vë në pranga 36-vjeçarin

Foto ilustruese

Policia e Kavajës ka arrestuar një 36-vjeçar pasi ishte në kërkim për shkak se vodhi në një banesë. Ky person ka qenë edhe më parë i dënuar nga policia e Cërrikut dhe Kavajës për vjedhje ku sipas informacione  brenda muajit dhjetor ka vjedhur sende të ndryshme në katër banesa dhe gjatë muajit janar shtatë vjedhje të tjera.

Nga veprimet hetimore rezultoi se 36-vjeçari ishte shpallur më kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 23.01.2023, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim.  

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga policia, ai kishte vjedhur vetëm gjatë javës së fundit të muajit janar sende të ndryshme në 6 banesa dhe në 1 subjekt tregtar, në Kavajë. Disa nga sendet e vjedhura janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.  Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me Komisariatin e Policisë Cërrik, rezultoi se, gjatë muajit dhjetor të vitit 2022, ka vjedhur shuma parash dhe sende të ndryshme, në 4 banesa dhe subjekte tregtare, në Cërrik.

Arrestohet  B. M., 36 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale "Vjedhja".

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tij. 

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me 12 vjet burg për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 40-vjeçari në Durrës

I dënuar me 12 vjet burg për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 40-vjeçari në Durrës