Vienë, Ruçi në Konferencën e Unionit Parlamentar Ndërkombëtar: Të shfrytëzojmë përvojat e gjithsecilit për të përshpejtuar procesin e integrimit në BE

Vienë, Ruçi në Konferencën e Unionit Parlamentar Ndërkombëtar: Të shfrytëzojmë përvojat e gjithsecilit për të përshpejtuar procesin e integrimit në BE

Vendet e Ballkanit Perëndimor po ecin me shpejtësi të ndryshme drejt integrimit në BE, por kjo nuk mund të dhe nuk duhet të shërbejnë si barriera mes vendeve, por si mësime dhe përvoja të vlefshme që duhen shfrytëzuar për të ecur para me proceset integruese. Ky ishte mesazhi që Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dha gjatë takimit që zhvilloi me Presidentin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.

Teksa i shprehu mirënjohjen që Austria ka mbështetur integrimin e Shqipërisë në BE, Ruçi theksoi se vendet duhet të shfrytëzojnë përvojat e gjithsecilit prej fqinjëve dhe të përdorin të gjitha potencialet për integrimin.

“Mbështetjen që Austria i ka dhënë procesit të integrimit europian të  Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, për hapjen sa më shpejt të negociatave ose dhënien sa më shpejt të statusit të kandidatit vendeve të rajonit. Ne, parlamentet dhe parlamentarët e rajonit, kemi shumë për të bërë për të shtuar kontaktet, zgjeruar bashkëpunimin dhe konsoliduar bashkëveprimin tone, në rrugëtimin drejt familjes europiane. Nga gjashtë vendet e rajonit, dy prej tyre, Serbia dhe Mali i Zi, kanë nisur negociatat; dy të tjera, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në pritje të mbajtjes së Tryezës së Parë Ndërqeveritare; Kosova dhe Bosnje-Herzegovina kanë ende një perspektivë të largët drejt destinacionit europian.

Tre  shpejtësitë  e ndryshme të gjashtë vendeve tona drejt Bashkimit Europian nuk duhet të na shërbejnë si barriera, por si burime përvojash e mësimesh, në mënyrë që të gjashtë vendet tona të rrisin shpejtësinë e ecjes drejt Europës. Unë jam i vetëdijshëm se ne nuk i kemi shfrytëzuar të  gjitha potencialet tona për të përshpejtuar ecjen drejt BE-së. Duhet dhe mund të shfrytëzojmë më mirë përvojat pozitive që kemi krijuar secili prej vendeve tona. Është në dorën tonë që ta kthejmë Ballkanin, veçanërisht Ballkanin Perëndimor, nga një gadishull ku sundonin mëritë etnike e fetare, në një gadishull që rrezaton frymën dhe identitetin perëndimor”, tha  Ruçi.

Ruçi zhvilloi vizitën në Austri më 6-8 shtator 2021, u mori pjesë në Konferencën  e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Parlamentar Ndërkombëtar në Vienë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit! Arrestohet autori

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit! Arrestohet autori